Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > zbulo

T'ia dalesh mbane ne Londer

Publikuar 27.3.2008

Gianluca ka pothuaj nje vit qe eshte vendosur dhe punon ne Angli. Ai tregon per arsyet e vajtjes se tij atje, veshtiresite e fillimit dhe arritjet. Mbi bazen e eksperiences se tij, ai shpjegon se cila eshte strategjia me e mire per tu ndjekur nga gjithe ata qe duan te vendosen ne brigjet e Tamizit.
Londra ne syte e nje italiani ne faqen e eurocultura.it;

"Jam 36 vjec dhe me origjine nga Ferrara. Pas mbarimit te shkolles se mesme te gjuheve te huaja ne qytetin tim vazhdova studimet e larta per jurisprudence dhe ne vijim u specializova ne organizimin e eventeve dhe marketing turistik.

Flas shume mire anglisht dhe mire frengjisht. Ne 2002, per te persosur anglishten, shkova ne Edinburg per te ndjekur nje kurs trejavor. Persa i perket njohurive ne informatike zoteroj mire Windows XP, Word, Excel, Acces, Internet, Outlook Express dhe mjaftueshem Power Point

Kam punuar ne Bologna per nje studio te marketing dhe komunikacionit qe organizonte nje panair turistik te rendesishem dhe evente te tjera te nje shkalle me te vogel. Meresha kryesisht me marredheniet e jashtme, promocionet dhe kerkimet. Ne vitet ne vijim kam bashkepunuar me nje shoqeri turistike te qytetit tim duke u marre kryesisht me promocionin. Ketu mu dha mundesia per te perdorur anglishten ne kuadrin profesional meqenese isha i ngarkuar me relacionet publike ne panaire dhe workshop si ne Itali ashtu edhe jashte.

Ne Londer

Erdha ne Londer per tre arsye.

Kisha enderruar gjithmone te punoja jashte shtetit: ishte endrra e jetes sime qe nga periudha e fillores!

Doja te jetoja ne nje metropol internacional dhe kozmopolit ku te kishte jete, levizje, iniciativa kulturore dhe … te tjera si keto.

Gjithashtu desha te fusja ne perdorim gjuhet qe zoteroja dhe veçanerisht anglishten.

Vizita paraprake

Para se te nisesha mendoja shpesh – ndoshta me shume se ç’duhet – qe nuk do ja dilja dot mbane, qe do te hasja veshtiresi te pakapercyeshme. Arrita ta kaperceja kete gjendje shpirterore kritke dhe te amullt duke ardhur ne Londer dy here para se te transferohesha.

Erdha fillmisht nje vit me pare dhe qendrova reth dhjete dite, nderkohe qe nje muaj me pare qendrova dy jave. E kisha te nevojshme qe te njihja mire qytetin dhe te kuptoja cilat ishin karakteristikat e tregut te punes dhe modalitetet e aksesit ne agjensite e punes.

Zbulova psh se agjensite presin njerez vetem sipas kushteve te tyre te percaktuara: me pare duhet te dergosh CV-ne nepermjet e-mail-it ose te mbushesh aplication forms te posaçme qe gjenden ne sitet e tyre dhe, vetem kur ato vleresojne qe profili profesional ju intereson, te therrasin per te bere regjistrimin nepermjet nje bisede njohese.

Po kur mendon se agjensite bombardohen nga qindra curricilum çdo dite ta merr mendja qe nuk eshte e lehte.

Impakti

Persa u perket veshtiresive dhe pengesave qe mu desh te perballoja filimisht ketu ne Londer mund te permend para se gjithash hapjen e nje llogarie rrjedhese ne banke dhe regjistrimin ne sherbimin shendetsor nacional.

Arrita te hapja llogarine rrjedhese vetem pasi ndryshova adresen ne llogarine time italiane, ne menyre qe ekstrakti i llogarise te vinte ketu neLonder, ne adresen e vendbanimit anglez. Kjo ishte prova e vetme zyrtare e vendbanimit tim ne Mbreterine e Bashkuar sepse nuk kisha asnje kontrate angleze dhe asnje fature angleze qe te kishte emrin tim.

Me pas munda te regjistrohesha ne strukturen shendetesore te National Health Sevice (www.nhs.co.uk) te lagjes time vetem pasi mora ekstraktin e pare te llogarise ne banken angleze sepse kjo provonte formalisht adresen time te re.

Para se te nisesha askush nuk me kishte paralajmeruar qe proçedura ishte kaq e nderlikuar.

Nje aspekt tjeter qe s’mund te rri pa e permendur eshte shoqerizimi. Kur arrin ne nje qytet te madh nuk eshte e lehte te krijosh lidhje te reja dhe duhet te jesh i pergatitur per te kaluar periudha te gjata duke u mbeshtetur vetem tek vetja.

Ndoshta ne fillim nuk pata fat sepse qellova ne nje vend pune ku koleget e mi ( jo angleze) nuk ishin te motivuar kushedi se sa per te krijuar marredhenie qe te shkonin pertej orarit te punes. Gjithsesi ekzistojne shoqata te cilat bashkojne italianet qe banojne ne Londer duke organizuar pik-nik, festa, darka e te tjera si keto: Italians of London (www.italiansoflondon.com) dhe Italiani a Londra (www.italianialondra.com). Adresat e tyre ne internet kane informacion te bollshem per ata qe duan te transferohen ketu.

Me te kerkuarit

Me teper shans per tu punesuar kane inxhinieret, mjeket, infermieret, farmacistet, mesuesit, punetoret e krahut, sepse keto kategori jane me te kerkuarat. Te tjeret duhet “te djersijne “ me teper sepse ky eshte nje treg pune jashtezakonisht kompetitiv dhe agjensite kerkojne personin qe permbush gjithe kushtet e percaktuara prej tyre. Kushedi se sa here m’i kane perseritur keto fjale kur hyja e dilja nga agjensite e punes.

Adresa

Kur banoja ne Itali, i jam pergjigjur shume lajmerimeve per pune ne Londer duke derguar CV-ne time me adrese dhe numer celulari italian; vetem me pas mesova se keshtu kerkesa nuk do te merrej asnjehere ne konsiderate: duhet te kisha nje adrese angleze dhe nje numer celulari anglez.

Ne fakt, vetem ne kete menyre situata u shbllokua dhe me thirren per nje takim pune.

Fillimi

Heren e pare shkova te punoj per nje Tour Operator, me nje kontrate me kohe te percaktuar. Edhe pse ky vend pune nuk perputhej aspak me objektivat e mi, ishte gjithsesi nje fillim i mire! Gjeta nje tjeter pune pas nje muaji e gjysem prane nje agjensie te eventeve dhe marketing. E sigurova kete vend pune sepse atyre u duhej dikush qe te fliste italisht.

Kjo eksperience eshte shume me koherente me CV-ne italiane dhe tashme kam “akumuluar” pak nga e famshmja UK experience qe ketu e duan te gjithe. Paga nuk eshte kushedi se çfare dhe punoj si freelance, por sigurisht qe eshte nje hap para. Pritja ne agjensi ishte shume pozitive.

Diferencat

Diferencat ne lidhje me Italine? Perdorimi i vazhdueshem i teknologjive te reja, ambjente pune me “te heshtur”, ne kuptimin qe behen me pak llafe dhe nuk flitet per jeten personale (mbi te gjitha nuk qellon te te bejne pyetje te sikletshme), ritme me te shpejta, mund te pushohesh me lehte nga puna, fiton nje vend pune ne baze te kapacitetit efektiv dhe jo te njohjeve personale (dmth: rekomandimeve)

Per ata qe duan te kuptojne

Po permbledh tani keshillat me te rendesishme persa i perket punes dhe jetes se perditshme.

Puna

  • Nese jeni realisht te interesuar te punoni jashte shtetit, kerkoni keshilla, sugjerime dhe udhezime vetem nga personat qe punojne ose kane punuar jashte dhe konsulente qe e njohin me te vertete mire kete fushe. Ka shume persona qe japin mend per punen jashte shtetit por qe gjithsesi nuk kane patur asnjehere ndonje eksperience te ketij lloji: ata mund t’ju thone vetem pjeserisht se si funksionon kjo pune, por nuk njohin shume ane te rendesishme te problemit.
  • Cv-ja dhe letra e shoqerimit duhen shkruar pa gabime dhe duke perdorur terminologjine e pershtatshme. Persa i perket seksionit te arsimit duhet perpiluar duke ja pershtatur sistemit anglez, per te cilin matura jone korrespondon me A-level. Letra e shoqerimit duhet shkruar me paragarafe (keta jane shume te rendesishem!!!) keshtu qe mos e ngjishni informacionin ne nje bllok te vetem. Curriculum-i, edhe pse mund te mos jete me i madh se dy faqe persa i perket fushes se eksperiencave te meparshme si marketing, komunikacion, organizim eventesh etj, duhet te jete shume i detajuar duke mos lene menjane asgje nga ato qe keni bere me pare. Duhen permbledhur aktivitetet ne paragrafe te vegjel ku te tregohet lloji i agjensive per te cilat keni punuar, pozicioni qe keni patur ne ato agjensi dhe pse jeni larguar( reason for leaving). Po te keni mundesi jepjani Curriculum-in per ta korigjuar nje personi qe e ka anglishten gjuhe amtare. Sugjerime shume te dobishme per redaktimin e CV dhe te covering letter gjenden ne adresen web te Guardian www.guardian.co.uk
  • Ne Londer, njerezit fillojne te punojne ne moshe shume te re dhe ne pergjithesi behet karriere shume shpejt, keshtu qe duhet me qene shume kompetitiv. Askujt nuk i intereson qe ne Itali njerezit diplomohen me vone dhe kjo vlen edhe per boten e punes. Per kete arsye duhet paraqitur nje CV qe t’i “shkelqeje fytyra nga shendeti”. Duhet me qene edhe “krijues”, jo te pacipe per te genjyer, po per te perfshire ne eksperiencat tuaja edhe akitvitete qe mund t’i kishit zhvilluar.

  • Nuk duhet menduar se do t’u hapen dyert vetem sepse jeni te diplomuar apo keni kryer master dhe kurse specializimi. Nuk ndodh gjithmone keshtu. Ketu ka me shume rendesi te dish si te veprosh brenda nje situate te caktuar. Teksa flisja me disa djem, mesova se hyne mejnehere ne agjensi ata qe, ne Mbreterine e Bashkuar, kane kryer nje master/kurs specializimi, stazh, placement, projekti Leonardo etj.

  • Kuptohet vetvetiu qe ne sektoret ku komunikimi ka peshen kryesore eshte e nevojshme zoterimi i mire, ne mos i shkelqyer i anglishtes, si te shkruar ashtu dhe te folur. Ne kete pike nuk ke nga e dredh bishtin! Para se gjithash duhet me qene i afte te kontaktosh nje ndermarrje ose agjensi punesimi dhe te perballosh ne anglisht biseden paraprake per perzgjedhjen. Per kete duhet te pergatitesh me shume kujdes. Ne Londer ka shume kolegje qe organizojne kurse falas per gjuhen: ju sugjeroj qe te informoheni ( hotcourses.com dhe floodlight.co.uk kane nje udhezues dhe nje adrese web) dhe te gjeni ate qe ju pershtatet me mire kerkesave tuaja. Une, per shembull, frekuentoj nje kurs per Essay writing, qe te shkruaj ne menyre korrekte çdo lloj teksti.

  • Nese deshironi te transferoheni, shkoni disa here per te pare me syte tuaj realitetin dhe kerkoni dike, mundesisht miq ose miq te miqve, qe mund t’u ndihmojne ose tu japin drejtim.

  • . Mos kerkoni vetem pune me kohe te papercaktuar.

  • Para se te niseni studioni mire karakteristikat e sektorit qe ju intereson, ndermarrjet qe operojne ne ate sektor dhe recruitment agencies te specializuara. Do te ishte me mire qe te niseshit gjashte muaj para.

  • Ne fillim eshte me lehte te gjesh pune prane ndermarrjeve qe kerkojne persona te gjuhes amtare dhe qe njohin gjuhe te tjera. Per kete ekzistojne agjensite e punesimit te specializuara per gjuhet. Agjensite kryesore jane: EuroLondon, Language Recruitment Services, Appointments Bilanguage, Languagematters, Boycerecruitment, Bilinguagroup, DSA Bilingual, Bilingual People, Eurecruit dhe The Language Business. Te gjitha kane adresat e tyre ne Internet.

  • Sitet me te mire per te kerkuar pune jane:

www.reed.co.uk

www.totaljobs.com

www.monster.co.uk

www.jobsearch.co.uk

http://jobs.guardian.co.uk

www.jobsite.co.uk

www.justlondonjobs.co.uk

www.toplanguagesjobs.co.uk\

www.officerecruit.com

  • Nje adrese interneti shume e rendesishme per ata qe kerkojne pune ne marketing, evente, komunikacion, PR, advertising, etj eshte http://jobs.brandrepublic.com
  • Ndonje lajmerim per pune gjendet edhe ne sitin e Dhomes Italiane te Tregtise ne Londer www.italchamind.co.uk. Selia e tyre eshte ne 1, Princess Street. Perveç sitit, qe permban nje directory te ndermarrjeve dhe nje faqe te ofertave per pune, ata nuk ofrojne ndonje ndihme te veçante.
  • Frazen se ju nuk keni te famshmen “uk experience” do ta degjoni me qindra here: duhet te jeni shume, shume te vendosur dhe kembengules per te bere gjithçka derisa te prishet ky “rreth vicioz”.
    Jeta e perditshme
  • Nisuni me para ne xhep, sepse ne fillim duhet te perballoni shume shpenzime. Ne Londer, per shembull, kostoja e jeteses eshte shume e larte.
  • Nje dhome e mire ne Londer kushton rreth 100 sterlina java me fatura (bills) te perfshira ose jo. Per te gjetur shtepi keni keto alternativa: gazeta e lajmerimeve Loot, njoftimet ne vitrinat e newsagents, ne supermarket ose ne pika te tjera strategjike (per shembull, perbri stacionit te metrose te Earl’s Court, kolegje, universitete) adresat ne internet si:

www.flatmateclick.co.uk www.flatshare.com

www.spareroom.co.uk www.intolondon.com

www.gumtree.com http://uk.easyroommate.com

Mund te shkoni gjithashtu tek agjensia Flatland, 125, Gloucester Road, London SW7 4TE (duhet paguar per tu regjistruar). Ne pergjithesi, te zakonshmet estate agencies nuk merren me flatsharing (ndarje apartamenti mes dy a me shume personave). Paguhet qiraja ne fillim te muajit dhe duhet te lesh si garanci parate per qirane e nje muaji.

  • Kur te mberrini, beni menjehere abonimin per metrone, sepse transporti eshte shume i kushtueshem: weekly travelcard, monthly travelcard (85 sterlina), prepaid Oyster card. Me ane te abonimit mund te perdorni metrone, DRL, autobuset dhe trenat ne zonen qe ju zgjidhni.
  • Tre site strategjike jane www.stretmap.co.uk (tregues i rrugeve te Londres) www.tfl.gov.uk (Transport for London) www.yell.com (fletet e verdha)
    dhe per ta mbyllur………
  • Ju keshilloj te jeni shume objektive persa i perket Italise dhe vendit ne te cilin po transferoheni, duke pranuar me sinqeritet te mirat dhe te keqijat e secilit. Jane te padurueshem ata njerez qe hedhin poshte gjtithçka te Italise po aq sa dhe te tjeret qe kritikojne çdo gje nga realiteti i ri.
  • Ndiqni pasionet tuaja, instinktin tuaj, degjoni zemren tuaj: kjo eshte ajo qe ka rendesi me teper se gjithçka! Mos hiqni dore nga nje projekt (qe do te behet sido qe jete) vetem se dikush perpiqet t’ju pengoje.

Fat te mbare te gjitheve!


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)