Publikuar 26.3.2008
Ishulli i gjelber eshte per momentin nje nga vendet europiane me interesante per ata qe kerkojne pune jashte shtetit, jo vetem te diplomuarit por edhe njerezit e kualifikuar qe njohin mire anglishten. Kete vit pritet qe te mberrijne me teper se 100.000 punetore te huaj, pjesa me e madhe e te cileve te kualifikuar dhe me mundesine per te nenshkruar nje kontrate me kohezgjatje te papercaktuar.
Gazetat e perditshme jane nje burim i mire per te verifikuar dhe kuptuar mundesite aktuale. Gazeta me e rendesishme persa i perket lajmerimeve per vende pune eshte Irish Times qe mbulon rreth 60 % te lajmerimeve per te diplomuarit dhe 55% te lajmerimeve per profesionistet e nivelit te mesem. Lajmerimet shfaqen edhe te enjten ne Irish Independent dhe tek The Irish Examiner. Nuk eshte e lehte t’i gjesh keto gazeta ne Itali por lajmerimet me te gjitha hollesite mund t’i lexosh nje dite me vone ne adresat web te gazetave.
www.ireland.com (Irish Times)
www.recruitireland.com (Examiner)
www.loadzajobs.ie (Independent)
Interneti eshte nje mjet shume i rendesishem ne kerkimin e punes sepse thjesht nga shtepia mund te vezhgosh si eshte situata dhe te mbledhesh informacion mbi lajmet me te fundit. Numri i adresave web qe japin informacion per keto çeshtje ka arritur nje shifer te jashtezakonshme. Ka midis tyre site qe japin nje informacion te pergjithshem mbi vendin dhe realitetet e ndryshme te tij, adresa ku mund te gjesh nje informacion specifik dhe te hollesishem per çdo tip profesioni dhe site te cilat ofrojne mundesine per te kerkuar direkt vende pune dhe per tu regjistruar ne nje banke te dhenash me CV (curriculum vitae).
Zyra shteterore e punes FAS dhe agjensite e punesimit kane nje adrese te tyren online. Shume siperrmarje publikojne ofertat e tyre te punes dhe pranojne kerkesat e kandidateve permes internetit. Pjesa me madhe e tyre ofron rubrika te caktuara nen titujt recruitmenet, jobs, work with us. Ne pergjithesi ekziston mundesia qe te plotesohet direkt ne sitin e firmes CV-ja personale dhe letra e prezantimit.
Interneti eshte bere shume popullor mes atyre qe kerkojne njerez per te punesuar sepse Rrjeti e thjeshteson jashtezakonisht shume detyren e tyre dhe e ben me te efektshme.
Site me oferta pune
www.jobs.ie
www.jobfinder.ie
www.monster.ie
www.stepstone.ie
www.topjobs.ie
www.jobsite.co.uk
Aplikimi
Kur kandidon per nje vend pune, duhet patur parasysh se Curriculum Vitae duhet te shoqerohet gjithmone me nje leter prezantimi ku te shpjegohen arsyet dhe aftesite e aplikantit. Duhet te kete gjithmone te pakten dy referenca, me emer dhe adrese, nje akademike/personale dhe nje profesionale. Ne pergjithesi CV-ja duhet te kete dy faqe dhe rrale pajiset me fotografi. Formimi dhe eksperiencat e meparshme duhen renditur kronologjikisht duke e nisur, sipas deshires, nga formimi shkollor ose nga eksperienca e fundit e punes.
Per nje te sapodiplomuar eshte e rendesishme te tregoje per studimet qe ka mbaruar, po aq sa eshte e rendesishme edhe pershkrimi i puneve qe ka bere, edhe pse behet fjale per pune te vogla gjate veres. Firmat irlandeze e shikojne me sy te mire kandidatin qe ka patur nje kontakt me boten reale gjate studimeve, si nepermjet puneve te ndryshme ashtu dhe me aktivitetin ne fushen social-kulturore sepse keto kane ndihmuar ne maturimin e personit.
Mosha eshte nje tjeter faktor vendimtar: firmat, duke punesuar gjithnje e me shpesh personel te huaj ne vitet e shkuara, jane mesusr te shohin persona qe jane diplomuar pas moshes 25 vjec nderkohe qe irlandezet i mbarojne studimet ne moshen 22-23 vjec. Kjo diference do te zhduket dora dores me harmonizimin europian ne zbatim e siper te studimeve universitare dhe perhapjen gjithnje e me te madhe te titujve bachelor dhe master. Gjithsesi, persa i perket realitetit irlandez kjo nuk eshte ne dem te personave qe jane diplomuar me vone sepse nevoja per te diplomuar eshte e atille sa ardhja e te tjereve nga jashte nuk perben ndonje problem.
Shume sipermarrje kane vendosur ne sitin e tyre online nje "aplication form" ku duhet te renditen formimi shkollor, eksperiencat e punes dhe interesat personale sipas nje modeli standart.
Zakonisht zgjedhja bazohet tek intervista: aftesite dhe personaliteti jane cilesite me te rendesishme, ndjekur nga dhuntite e leadership dhe te humour. Testi per te provuar aftesite dhe diskutimi ne grup jane praktika te zakonshme nderkohe qe nuk perdoren testet me shkrim. Gjate intervistes nuk behen pyetje per orientimin politik, religjioz dhe personal te kandidatit.
Vitet e fundit, ndermarrjet kane perdorur gjithnje e me shume assessment centres, qe mund te zgjasin deri ne tre dite dhe qe sherbejne per te testuar aftesite sociale, komunikuese dhe intelektuale bashke me kapacitetin menaxherial.
Te perpilosh nje aplication form
Ndermarjet dhe sherbimet e punesimit prane tyre duan qe te manovrojne me lehtesi ne dokumentacionin e tyre , keshtu qe ato japin per te mbushur aplication forms, ose ndryshe aplicant information, te cilat jane nje lloj formulari kandidimi por qe nuk mund te zevendesojne nje CV te perpiluar mire. Ato jane nje pikenisje e mire per te orientuar intervisten ne drejtim te temave qe deshiron aplikanti (areas for discussion).
Ne pjesen e pare kerkohen te dhenat personalae (personal details): emer, adrese, date lindje, RSI Number (Revenue and Social Insurance number)[numri i sigurimeve shoqerore dhe kodi fiskal], adresa e nje prej prinderve.
Pjesa e dyte ka te beje me shkollimin dhe kurset e ndryshme, eksperiencat profesionale (work history ose employment history). Ne disa formulare behet nej lloj dallimi mes employment details (permbledhje e puneve ne pese vitet e fundit: emrat dhe adresat e ndermarjeve, funksionet e ushtruara dhe paga e marre), dhe work experiences (detaje mbi aktivitetin ne ato pune). Mund te kerkohet edhe motivi i pushimit nga puna (break in employment).
Ne pjesen e trete duhet te pershkruhen aftesite specifike te personit (skills). Per shembull: shorthand ( stenografi), word processing (njohuri nformatike ne trajtimin e tekstit), genereral office (eksperience ne punet e administrates).
Ne fund, ne disa formulare behen pyetje per hobbies, ne disa te tjere mbi arritjet (acievements), per te kuptuar kesisoj cilat jane zotesite e kandidatit. dhe a vlejne ato per vendin e punes qe ofrohet.
Nuk ka pse te habiteni nese formularit te pare i bashkohet nje i dyte qe kerkon origjinen etnike: kjo sherben per statistikat mbi shanset e barabarta ne pune ( equal opportunity policy). Por firma nuk i detyron kadidatet qe ta mbushin kete formular.
Shenim i redaksise; Ky material u perkthye nga siti i Eurocultura.it dhe u pergatit nga Bernd FAS i cili ka mbi 20 vjet qe vepron ne sektorin e levizjes internacionale. Eshte botuesi i Lavoronotizie, revista e vetme italiane per çeshtjet e punes, stazhit, formimit dhe punes vullnetare jashte shtetit.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)