Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > zbulo > të studiosh në australi

Të studiosh në Australi

Publikuar 8.2.2010
Universiteti i Melburnit

Te studiosh ne Australi nuk eshte edhe aq ide e çuditshme. Ne fakt, kontinenti ne anen tjeter te globit ka ne sistemin e tij universitar, rreth tete institute qe figurojne ne listen e 100 universiteteve me te mirava ne bote. Të kryesh ose thellosh studimet e tua në kete vend mund te jete një mundësi formimi dhe pervoje e jashtezakonshme por edhe nje pike takimi me nje ambient te ri dhe stimulues.

Hyrja ne kontinentin australian
Hyrja e qytetarëve të huaj në Australi administrohet nga DIMA – Department of Immigration and Multicultural Affairs – enti qeveritar përgjegjës për emigracionin. Që prej 27 Tetorit 2008, qytetarët e Bashkimit Europian, që synojnë të qëndrojnë në Australi për periudha më të shkurtra se tre muaj, mund të kërkojnë vizën eVisitor – Electronic Tourist and Business Visa, për motive turizmi ose tregëtie. Për qendrime që i kalojnë tre muajt (gjashtë ose dymbëdhjetë muaj) për qëllime turizmi, duhet kërkuar viza e676. Këto viza turistike bëjnë të mundur ndërmarrjen e kurseve të studimit që zgjasin maksimalisht 3 muaj. eVisitor është falas. Për vizën e676 kërkohën rreth 100 dollarë australianë. Gjatë qëndrimit është rreptësisht e ndaluar që të bëhet çfarëdolloj pune. Për më shumë informacion, konsulto adresat (në anglisht):
- http://bit.ly/6cR72R
- http://bit.ly/4P3Y9i
Ekzistojnë tipe të ndryshme vizash për studim, që variojnë në bazë të tipologjisë së studimit parso që dëshirohet të ndiqet në Australi. Ja tipologjitë kryesore:
·    Viza për kurse gjuhe pranë një nga shkollat ELICOS – English LanguageIntensive Courses for Overseas Students, të sepcializuara në mësimin e gjuhës angleze të huajve.
·    Viza për kurse shkollorë fillore dhe arsim te mesem
·    Viza për formimin profesional
·    Viza për kurse shkolle të lartë.
·    Viza për kërkime shkencore dhe kurse post-graduim.
Vizat lejojnë qëndrimin në Australi për të gjithë kohëzgjatjen e kursit të studimit. Cilado qoftë tipi i studimit të zgjedhur, përpara kërkimit të vizës, ështe e nevojshme të jetë kontaktuar më parë shkolla e zgjedhur dhe të jenë plotësuar formularët për një kurs me kohë të plotë të mbajtur pranë njërës nga institucioneve të njohura nga CRICOS – Commonwealth Register of Institutions and Courses for Overseas Students.
Pasi të jetë marrë konfirmimi nga ana e institucionit australian për pranimin e kërkesës, mund të fillohet kërkesa për vizë (që mund të ndodhë edhe on-line). Për më shumë informacione, shih: http://cricos.deewr.gov.au , portal i qeverisë australiane i dedikuar kurseve dhe instituteve që ofrojnë kurse për studentë të huaj. Përveç kërkesave gjuhësore (pak a shumë të lidhura fort me kursin që dëshirohet të ndiqet) duhet të kihet parasysh që kërkohet deklarimi i gjendjes shëndetësore dhe pasja e mjeteve të duhura ekonomike për jetesën pas mbërritjes në Australi (mund të mjaftojë pasja e një karte krediti dhe një ekstrakt bankar i përkthyer në anglisht). Gjendja shëndetësore verifikohet nëpërmjet vizitave mjekësore, ndërsa burimet financiare të kërkuesit duhet të jenë të dokumentuara, ndër të tjerash, me siguracionin (policë sigurimi) shëndetësor të detyrueshëm, të quajtur OSHC – Overseas Student Health Cover. Janë gjithnjë të parashikuara taksa shtetërore për dërgimin e kërkesës për vizë, në asnjë rast të rimbursueshmë. Pasi hyni në Australi me një vizë studimi, ështe e mundur punësimi me kohë të pjesshmë (part-time) për jo më shumë se 20 orë në jave, me përjashtim të përiudhës së pushimeve shkollore ose shkëputjes nga një simestër tek tjetri, periudha në të cilën është e lejuar që të punohet me kohë të plotë (full-time).

Viza Pushime-Punë – Working Holiday Visa
Jep mundësinë për qëndrim në shtet si student (duke u nënshkruar në një kurs studimit që zgjat jo më shumë se 4 muaj) dhe punësimin e rastësishëm (deri në 6 muaj pranë të njëjtit punëdhënës), për një periudhë kompleksive prej 12 muajsh. Për të marrë këtë vizë, kërkohet një moshë ndërmjet 18 vjeç të mbushura dhe 30 vjeç (në momentin e kërkimit të vizës), një gjendje e mirë shëndetësore dhe nuk duhet të kihen fëmijë në ngarkim. Ndërmjet atyre që kanë marrë një vizë pushime-punë tashmë, për në Australi, mund të kërkojnë (për një vizë të dytë), vetem ata që kanë punuar në punë sezonale në zona rurale australiane (Regional Australia), me pozicione të ndryshme (nga mbledhja agrare sezonale tek industria e parë – peshkim, qethje, grirje). Në momentin e bërjes së kërkesës duhet të paguhet një taksë shtetërore e parimbursueshme.

Viza për trajnime punësimi - Occupational Trainee Visa
I lejon studentëve të huaj të qëndrojnë përkohësisht në Australi për të kryer një praktikë pune në sektorin e specializimit të studimit. Mund të bëjnë kërkesë të sapo-diplomuarit (që janë duke kërkuar një punësim në fushën e studimit) dhe kërkuesit (shkencorë). Kërkohet një shëndet i mirë (e verifikuar nga analiza mjekësore pasi mbërrihet në shtet) dhe pasja e mjeteve të duhura ekonomike për jetesën pas mbërritjes në Australi (mund të mjaftojë pasja e një karte krediti dhe një ekstrakt bankar i përkthyer në anglisht). Përpara paraqitjes së kërkesës kërkohet të jetë kontaktuar paraprakisht organizzata apo enti australian që do të menaxhojë programin e praktikës dhe për të marrë vizën duhet paguar një taksë shtetërore jo e rimbursueshme. Për më shumë informacione është e mundur që të konsultohet faqja http://www.immi.gov.au/students/ dedikuar vizave për qëndrime për motive studimi në shtet.

Proçedura për kërkesën e vizës
Të gjitha kërkesat për vizë për qytetarët italianë dhe rezidentët në Itali, duhet të paraqiten dhe të jenë të plotësuara pranë Ambasadës Australiane në Berlin, Gjermani. Kjo vlen edhe për qytetarët rezidentë në Republikën e San Marinos dhe në Shtetin e Qytetit të Vatikanit. Që prej 1 Tetorit 2009 të gjitha praktikat për nënshtetësi dhe prejardhje familjare për qytetarët italianë dhe rezidentë në Itali, Qytetin e Vatikanit dhe Republika e San Marinos do të paraqiten dhe të jenë të plotësuara pranë Australian High Commision në Londër. Ambasada Australiane në Romë do të vazhdojë të japë informacione lidhur me vizat dhe me kërkesat për nënshtësi dhe prejardhje familjare (duke përfshirë formularët e nevojshëm në paraqitjen e kërkesës). Për më shumë informacione:

o    Ambasada Australiane në Gjermani – Australian Embassy in Germany
Wallstraße 76-79 - 10179 Berlin - tel. 0049(0)30880088 0 fax 0049(0)3088008821
Visa Service (zyra e vizave): tel. 0049(0)30700129129 fax 0049(0)3022489293
Informacione telefonike nga e hëna në të mërkurë, ora 13.00-17.00; të premten ora 13.00-16.00
http://www.germany.embassy.gov.au/
E-mail: morehelp.berlin@dfat.gov.au
o    Ambasada Australiane në Itali – Zyra e vizave dhe nënshtetësisë – via Antonio Bosio 5 – 00161 Roma – Tel. 06852721, Fax 0685272400.
http://www.italy.embassy.gov.au – faqja, edhe në italisht, përmban një seksion të tërë të dedikuar studimit në Australi, me një nën-seksion mbi vizat e hyrjes. E-mail: immigration.rome@dfat.gov.au

Struktura arsimore dhe e studimeve
Shkolla e lartë në Australi përfshin studime të larta tekniko professionale (jo të nivelit universitar) dhe programe universitare. Më poshtë do të gjeni shpjegimet dhe detajet për zgjedhjen e këtyre dy rrugëve.

o    Edukim i lartë profesional
Edukimi profesional, jo i nivelit universitar, parashikohet nga sistemi i quajtur VET – Australia’s Vocational Education and Training dhe kryhet nga institute shtetërore dhe kolegje private. Institutet shtetërore, të quajtur “TAFE College” - Technical and Further Education, ofrojnë, në bashkëpunim me industritë kombëtare, kurse formimi në sektorin e sherbimeve. Fushat e studimit janë të shumta: dizajn, shkenca të aplikuara, biznes, inxhinieri, teknologji e informacionit, shkencë detare, shkencë turistike, shkencë agrare, gjuhë angleze.
Lëshojnë çertifikata (Advanced Certificate, Certificate I-IV) dhe diploma (Diploma, Associate Diploma) të njohura në të gjithë territorin kombëtar. Disa kurse TAFE (të një niveli të lartë), për më tepër, njohin hyrjen në kurse specifike universitare. Institucionet private, të quajtura “Private VET College”, organizojnë programe formimi profesional specializimi, që mbulojnë fusha të ndryshmë studimi (kontabilitet, aviario, menaxhim biznesesh, informatikë, marketing, turizëm dhe mikpritje) dhe lëshojnë çertifikata dhe diploma.

o    Edukimi universitar
Viti akademik universitar nis në Shkurt/Mars, përfundon në nëntor dhe ndahet në dy simestra (nga Shkurti në Qershor, dhe nga Korriku në Nëntor). Pranimi i studentëve në kurset universitare bëhet në fillim të vitit, dhe për disa kurse, edhe në mës të vitit akademik. Çdo shtet dhe/ose territor cakton kalendarin akademik (datën e fillimit dhe mbarimit të kurseve). Mosha minimale e pranimit në një universitet në Australi është 18 vjeç, por, në disa raste, bëhen përjashtime për të pranuar studentë më të rinj. Të tridhjetëenëntat universitete australiane, në pjesën më të madhë institucione publike të financuara nga shteti, ofrojnë programe studimi dhe zhvillojnë kërkime në një rreze të gjërë disiplinash professionale dhe akademike, nga ato klasike, tek ato artistike, nga komunikimi tek shkencat ambientale. Kurset janë artikuluar në dy nivele:
1.    Programe universitare: përgjithësisht me një kohëzgjatje 3 vjeçare (me disa përjashtime si Mjekësia dhe Kirurgjia, 6 vite studimi), që japin titullin Bachelor Degree;
2.    Programe pasuniversitare: kanë një kohëzgjatje që varion nga një simestër në 3 vjet studimesh pas diplomimit, qe japin tituj të ndryshëm (graduate certificate, graduate diploma, master, doktoraturë). Çdo vit janë programuar kurse përgatitje për studentët universitari (Foundation Studies) që parashikojnë perfeksionimin e gjuhës angleze dhe pasurimin e kurrikulës së tyre të studimit, duke pare frekuencën e kurseve universitare. Për më tepër, disa universitete organizojnë kurse përgatitëse specifike për lëndët që do të bëhen (një ose dy simestra), për studentë të huaj (ndonjëherë të detyrueshëm për regjistrim), bëhet fjalë më saktë, për programet e mëposhtme:
a.    Foundation Program: dy simestra të integruar pranë universitetit, me mundësi pranimi në studimet universitare.
b.    Study Abroad Program: program shkëmbimi i një ose dy simestrash në zevendësim të periudhës universitare që nuk frekuentohet në Itali. Në këtë rast, duhen paguar taksat, të jetë frekuentuar në Itali të paktën një vit në universitet dhe të bihet dakort me pedagogun përkatës për provimet që do të jepen ne Australi.
c.    Programi i Shkëmbimit Ndërkombëtar: bëhet fjalë për shkëmbime të organizuara nga universitetet australiane. Për më shumë detaje duhet ti drejtoheni zyrës ndërkombëtare në Atenei ku jeni regjistruar. Ky program në përgjithësi nuk parashikon pagimin e taksave dhe lejon njohjen automatike të provimeve të dhëna.
Disa kurse universitare nuk kanë një numër të paracaktuar regjistrimesh; kurset për të cilat ka vështirësi më të madhe në regjistrim, janë ato që i përkasin fushës se jurisprudencës, odontoiatrisë, mjekësisë, optometrisë, inxhinerisë elektrike dhe elektronikë për të cilat kërkohet një kurrikulim i shkëlqyer studimesh. Më poshtë po listojmë universitetet kryesore australiane dhe adresat respektive në të cilat mund të gjeni një listë të detajuar të ofertave edukuese:
- Australian National University
http://www.anu.edu.au/index.html
- Monash University
http://www.monash.edu.au
- University of Sydney
http://www.usyd.edu.au
- University of Adelaide
http://www.adelaide.edu.au
- University of Melbourne
http://www.unimelb.edu.au

Kriteret dhe pranimi
Njohja e titujve të studimit të ndjekur jashtë shtetit vendoset nga institutet universitare në momentin e kërkesës për regjistrim të studentit të huaj. Perveç kërkesave të lidhura me edukimin kërkohen kërkesa gjuhësore. Njohja e gjuhës angleze duhet të jetë e shkëlqyer (pranohen një çertifikatë e kohëve të fundit TOEFL ose IELTS, me rezultatetë ndryshme në varësi të institutit). Është e mundur të frekuentohen kurse anglisht specifike për pranimin në universitet (English for Academic Studies) pranë shkollave të gjuhës nëpër universitete dhe në kolegjet e asociuara me ELICOS – English Language Intensive Courses for Overseas Students.
Duhet të jenë të dokumentuara zotërimi i mjeteve të duhura ekonomike për jetesën gjatë qëndrimit në Australi, një gjendje e mirë shëndetësore dhe duhet në mënyrë të detyrueshmë të firmoset një siguracion shëndetësor.

Regjistrimi dhe skadencat e ndryshme
Për tu regjistruar në një kurs pranë një universiteti australian, është e domosdoshme të kontakohet instituti i zgjedhur duke kërkuar dokumentacionin specifik për regjistrimin si student i huaj dhe të drejtohen në agjensitë e udhëtimit që përfaqësojnë shkolla dhe universitete australiane. Kohët e regjistrimit në universitet varen nga secili institut, kryesisht skadenca është dy muaj përprara fillimit të simestrit.

Taksat universitare dhe buxhetet
Studentët e huaj janë të detyruar të paguajnë plotësisht taksën e frekuentimit. Kostoja varet në varësi të nivelit të kursit të universitetit (mesatarisht për një kurs universitar, duhet të konsiderohet një shpenzim vjetor prej 7.500 dollarë australianë, që shtohen në rastin e një masteri ose doktorature kërkimi shkencor).
Shumë universitete australiane vënë në dispozicion të studentëve të huaj bursa studimi. Për më tepër, për studentët europianë, qeveria australiane publikon çdo vit bursa studimi ndërkombëtare në kuadër të programit “Endeavour Europe Awards”. Studentët italianë mund të konkurojnë për Endeavour Europe Awards (bursa nënshkrimi për kurse masteri ose doktorature), për Endeavour Research Fellowship (bursa për 4-6 muaj për thuajsë çdo disiplinë) dhe Endeavour International Postgraduate Research Scholarships (Bursa për dy vjet master ose tre vjet doktoraturë në Australi, pranë instituteve të zgjedhura). Skadencat janë fiksuar në datë 31 Korrik të çdo viti (përveç International Postgraduate Research Scholarships, skadenca e të cilave vendoset në mënyrë autonome nga çdo institut). Për më shumë informacion, shih: http://www.endeavour.deewr.gov.au

Referenca të vlefshme

  •   Australi

AEI - NOOSR - Australian Education International - National Office of Overseas
Skills Recognition - GPO Box 1407 - Canberra ACT 2601 - Australia - tel. 1300
363 079 (telefonata brenda Australisë) – Telefonata nga jashtë: tel. 0061
(0)383413611 fax 0061 (0)261237892
http://aei.dest.gov.au/AEI/QualificationsRecognition
Ofron informacione dhe asistenca në fushën e njohjes të titujve të huaj në Australi. Është selia qendrore të rrjetit NARIC – Qendra Kombëtare të Informacionit dhe Njohjes së Diplomave.

  • Itali

EA - English Australia - PO Box 1437 - Darlinghurst NSË 1300 - Australia;
ufficio: Level 3 - 162 Goulburn Street - Surry Hills NSË 2010 - tel. 0061
(0)292644700 fax 0061 (0)292644313
http://www.elicos.edu.au
është shoqata e shkollave dhe strukturave iuniversitare të akredituara nga qeveria australiane për mësimin e gjuhës angleze për studentët e huaj

Shoqata Italia-Australia - via Ventiquattro Maggio 46 - 00187 Roma - tel.
066786084 fax 06233201031
http://www.australiaitalia.it

CIMEA – Qendra e Informacionit mbi Lëvizjen dhe Ekuivalentimin Akademik.
viale Ventuno Aprile 36 - 00162 Roma - tel. 0686321281 fax 0686322845
http://www.cimea.it/index.jsp
Është selia italiane e rrjetit NARIC – Qendra Kombëtare e Informacionit mbi njohjen e diplomave.

Link
Po ju paraqesim më poshtë disa portale, institucionale dhe jo, të dedikuara për orientimin, formimin dhe kushtet e jetesës në Australi. Disa i drejtohen në mënyrë specifike studentëve të huaj dhe për këtë kanë edhe një version në gjuhë të ndryshme europiane:

  •  http://www.education.gov.au - Government Education Portal, portali i Ministrisë së Edukimit Australian totalisht i dedikuar sistemit të edukimit dhe formimit të shtetit.
  •  http://www.study-in-australia.org/_it/scholarships/?SESSID=1 – portal i dedikuar për informacionet mbi bursat e studimit, universitar dhe të diplomuar.
  •  http://www.idp.com - Study in Australia, nën kujdesin e IDP Education Australia, organizatë botërore që informon dhe asiston studentën ndërkombëtarë në vend.
  •  http://www.dest.gov.au/default.htm - Ministri i Edukimit, Punësimit dhe Marrëdhënieve në Vendin e Punës. - Department of Education, Employment and Ëorkplace Relations. Siti përmban një seksion totalisht të dedikuar për studentët e huaj (të quajtur International Education).
  • http://www.study-in-australia.org/_it  – Versioni italian i portalit Study in Australia. Veçanërisht e vlefshme seksioni i Pyetjeve të Shpeshta.
  •  http://www.goingtouni.gov.au  - GOING TO UNI – Portal i dedikuar edukimit të lartë në Australi, nën kujdesin e Ministrisë së Edukimit.
  •  http://bit.ly/6aXDgZ  - siti përmban një listë të disa agjensive italiane të autorizuara nga qeveria australiane: bëhet fjalë për asgjensi turistike dhe tour operator italianë të specializuar në udhëtime-studimi në Australi dhe të autorizuar nga qeveria australiane të përfaqësojnë institutet dhe shkollat e vendit, të nivelit dhe llojit të ndryshëm (faqja në italisht)

.