Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > zbulo > "situate pa rrugedalje” per greqine

"Situate pa rrugedalje” per Greqine

Publikuar 13.5.2011
Greqia

"Situate pa rrugedalje” per Greqine – e cila serish ka nevoje per nje ristrukturim te borxhit dhe ndihme financiare nga BE.

Greqia duhet të kursejë gjate tre viteve te ardhshme 2012-2015 një shumë prej 23 miliardë eurosh shtesë dhe ka nevoje per nje ristrukturim të borxhit  prej rreth 340 miliardë eurosh.

Gjatë ketyre diteve ndodhen në Athinë ekipet e ekspertëve teknikë/ekonomike të BE – se, FMN-se dhe Bankes Qendrore Europiane, për të vendosur mbi dhenien e këstit të 5-të prej 12 miliardë eurosh të paketës së ndihmës prej 110 miliardë eurosh, dhe javën e ardhshme do të vendos për fatin e masave prej 26 miliardë eurosh shtesë për periudhën 2012-2015 dhe programin e sigurimit të 50 miliardë eurove nga shfrytëzimi i pasurisë publike, që më 15 Maj 2011 do t’i paraqiten parlamentit për aprovim. Gjithashtu FMN dhe Banka Qendrore Europiane kane propozuar rritjen e fondit te garancise me rreth 60 miliarde euro dhe te scadences se borxhit ne nje periudhe 10 vjeçare dhe jo shtatevjeçare siç ishte vendosur vitin e kaluar - me 16 Maj do te mblidhen te gjithe ministrat e ekonomse se vendeve te eruozones per te vendosur per kete ndihme shtese.

11 Maj ne Athine ka patur protesta te ndryshme, rreth 10.000 persona kane protestuar ne sheshet kryesore te kryeqytetit dhe paralajmerohet nje greve 24 oreshe te te gjithe sektoreve (trasportit, komunikacioneve, etj.)

Situata aktuale ekonomike e finanziare e Greqise eshte si ne vijim: shpenzimet publike arrijnë në rreth 115 miliardë euro në vit, ndersa të ardhurat në arkat e shtetit vetëm rreth 92 miliardë, dmth një deficit prej 23 miliardë euro të cilit i shtohet edhe defiçiti i “trasheguar” nga viti i kaluar 2010 prej rreth 3 miliardë euro.

Ne ditet e kaluara  zëvendësministri i Financave grek Filipos Sahinidis deklaroi -  “duhet të ulim defiçitin në 3% dhe të marrim të gjitha masat, në fushën e  shpenzimeve por edhe të të ardhurave, që vendi të mos krijojë më defiçite”.

Por situata duket pa rrugedalje, vendi nuk arrin te marri “pak oksigjen” dhe te hyje serish ne nje rruge zhvillimi - në fakt ekonomia greke eshte aktualisht në recesion të forte -4.5%, kjo mbi te gjitha për shkak të malit të borxheve, te cilat ne vitin 2010 u rritën në 346 miliardë euro (142% të PBB-së).

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar në mediat ditet e kaluara– duke u diferencuar dhe nga Brukseli – “se rruga e zgjedhur per shpetimin e Greqise nuk funksionon dhe kerkon ristrukturim e borxhit tani dhe jo pas vitit 2013”.

Sipas analisteve ekonomike greke:  “Problemi krijohet kryesisht nga pala gjermane që me të drejtë mendon se në qoftë se ristrukturimi i borxhit do te behet mbas vitit 2013 peshën më të madhe do ta mbartë mbi supe ekonomia gjermane, taksapaguesi gjerman” Analisti ekonomik grek Mihalis Jellandalis thotë: “bankat gjermane mund edhe të shesin një pjesë të obligacioneve greke me çmim të ristrukturuar, që do të thotë se vlerësojnë se mund të marrin përsipër tani një kosto, që nuk do të jetë aq i larte, se sa të paguajnë kryesisht ata më vonë”.

Greqia po rrezikon te gjendet ne te njejten situate te Argjentines te vitit 1999/2001 (qe ne 2001 regjistronte nje borxh prej 149 miliard dollar; inflacion rreth 30%, defiçit fiskal – 2.3%), dhe ne vitin 2001 pati protesta te ndryshme nga populli dhe grava nga istitucionet publike e private.

Greqia ka nevoje per nje mbeshtetje finanziare me te madhe por edhe me kushte me te favorshme e me nje kosto me te ulet te borxhit. Por kush mund te marre persiper gjithe kete??? - “Zemergjeresi” te pales kreditore aktuale (BE, FMN dhe Banka Qendrore Europiane) dhe nje “ristrukturim miqesor” te borxhit.

Sipas analistit Kazaqis, në këtë situatë është që Greqia të rifitojë avantazhet e humbura: “ shteti grek duhet të rifitojë sovranitetin e humbur me memorandumin; obligacionet greke, që përbëjnë 84% të borxhit kryesor, jo atij të ndihmës prej 110 miliardë eurosh, të mos shndërrohen në eurobonde apo brandy bonds,  të mbeten në juridiksionin e shtetit grek dhe të ruhet sovraniteti mbi to;  duhet qe shteti të rifitojë instrumentet e politikës financiare, që së bashku me një periudhë 10-vjeçare moratoriumi të borxhit do t’i japin mundësinë ekonomisë të rimëkëmbet dhe të fillojë shlyerja e një pjese të borxhit”.

Tags: