Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > zbulo

Organizimi i nje levizje shoqerore dhe politike nepermjet internetit

Publikuar 6.2.2007

Organizimi i nje levizjeje shoqerore politike ose artistike nepermjet internetit ka si perparesi ashtu edhe limite. Sidoqofte avantazhet jane shume me te medha se limitet. Perpara eres se rrjetit internet organizimi i ç’faredolloj aksioni politik ose shoqeror kishte nevoje para se gjithash per nje vend takimi dhe per instrumenta komunikues per te lidhur antaret e grupit mes tyre.

Kostoja per te organizuar dhe per te mbajtur nje zyre ose salle takimi eshte padyshim e paarritshme per ata qe nuk disponojne financime ose subvencione te mjaftueshme. Per kete motiv te gjitha organizimet qe lindnin nga poshte si per shembull sindakatat, mund te lindnin vetem aty ku personat kishin mundesi te shumta per tu takuar dhe per te shkembyer opinione, siç ishin per shembull fabrikat e medha.

Interneti duke e menjanuar nevojen e takimit fizik zgjidh shume probleme dhe ofron mundesine e nje kembimi te vazhdueshem informacioni me kosto te paperfillshme. Limitet e internetit jane te lidhura me percepsionin qe perdoruesit kane per kete mjet komunikimi dhe jane me teper te natyres psikologjike

Realiteti qe krijohet nepermjet rrjetit shpesh konsiderohet si virtual, po ashtu edhe informacionet qe shkembehen aty, dhe kjo limiton shume impenjimin konkret te atyre qe kerkojne te nisin diçka serioze. Ne te vertete mundesia per te ofruar pak impenjim mund te jete ne realitet nje avantazh me teper se nje limit, nese do te kuptohej kjo nevoje.

Me sa duket revolucioni informatik ishte shume i shpejte per te lejuar shume prej nesh qe te kuptonin rendesine e vertete te tij dhe perveç kesaj ky lloj ndergjegjesimi pengohet nga fuqia e televizionit. Generata jone duhej te kuptonte mundesite e pafundme te ofruara nga komunikimi ne kohe reale, dhe nga pasurimi me komopetencat e veta te nje grupi individesh duke filluar keshtu te shfrytezoje keto mundesi. Interneti nese perdoret ne menyren e duhur, mund te behet nje instrument i lirise, bile edhe shpetimtar i demokracise.

Ky mail u perkthye prej www.bloggers.it/movimentolaureati derguar nga paolomorelli@tin.it


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)