Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > zbulo

Një ndihmë praktike për ata që janë fillestarë në gjuhën italiane.

Publikuar 7.5.2008

Në rast se prindërit ose ndonjë i afërm tjetër sapo kanë arritur në Itali me bashkim familjar me siguri keni përjetuar bashkë me të vështirësitë e komunikimit në gjuhën italiane. Po kështu, hasin shumë vështirësi edhe ata persona që janë të detyruar nga nevoja të fillojnë punë pa pasur akoma asnjë njohuri të gjuhës italiane.

E megjithatë sipas disa espertëve për të komunikuar minimalisht në një gjuhë të re mjaftojnë pak fjalë të përdorimit të përditshëm. Mund të shkarkoni nga kjo faqe një abecedario (i ngjashëm me abetaren) të përgatitur nga Provinca e Grossetto (Rajoni i Toskanës).

Ky botim i thjeshtë i menduar për të huajt ka njohur një sukses të jashtëzakonshëm në personat e interesuar (të huajt por edhe operatorët italian në kontakt me ta). Për të provuar prakticitetin e tij provoni ta shkarkoni, duke klikuar këtu (formati pdf 7485kb), dhe më pas stampojeni.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)