Kur s’i futëm brenda kur zinin rrugët me çorape në kokë e kallash në dorë, ç’kuptim ka t’i çojmë tani që janë shtruar e urtuar e bërë burra të nderuar?!
Nuk di në e kini vënë re, por ka nja dy muaj që gati çdo javë policia po arreston njerëz për llogari të drejtësisë italiane. Diku një këshilltar bashkie, diku një biznesmen, diku një grua biznesmeni, pastaj kryetarë komune, e të tjerë të kësaj sëre.
Ajo që marrim vesh, është se të gjithë këta qenkëshin të dënuar në Itali për vepra penale nga më të ndryshmet dhe tani, falë procedurave të ekstradimit, Italia po i kërkon t’ia çojmë në tepsi për të bërë burgun atje.
Nuk di të them se ç’ka ndodhur që Italia u kujtua papritur për ta dhe ç’defterë të vjetër ka hapur që po i mbledh të gjithë njëherësh, se këta këtu ishin prej shumë vjetësh, edhe dënimet e tyre në shumicën e rasteve janë dhënë që vite më parë, por kjo në fund të fundit është punë e Italisë. Tjetër gjë është ajo që më bën përshtypje...Lexo artikullin e plote ne Gazeten Shqip