Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > zbulo

Nga blogu Kuzhina e Gjyshes; Tave kosi

Publikuar 11.3.2008

Per nje tave te shijshme kosi ju duhen:

kotoleta qingji te cilesise shume te mire
kos i pa skremuar nga yndyra
veze
pak oriz (nje grusht)
miell
gjalpe
kripe
piper

Futeni mishin (per 4 persona rreth 1kg, kotoletat kane kocka prandaj merrni pak me shume mish se zakonisht) ne tave, sperkaten me gjalpe dhe futeni ne furre derisa te piqet e te marre nje ngjyre te bukur te kuqerremte. Hiqeni mishin nga tava. Ne nje tenxhere hidhni gjalpe dhe kur ai te jete tretur e nxehur shtoni dy-tre luge miell. Kur mielli te kete marre ngjyre te arte shtoni lengun e mishit dhe perziejini mire. Ne se salca eshte shume e trashe shtoni pak uje. Eshte shume e rendesishme qe salca te mos kete kokrriza! Prandaj, perdorni nje mixer per te tretur miellin mire. Ne nje ene te thelle shtoni kosin (rreth 1L per 4 persona), dy veze, salcen e miellit, orizini, kripe, piper. Perziejini te gjitha shume mire dhe shtojani mishit ne tave. Futeni taven ne furre dhe kur te kete marre ngjyren e kuqerremte hiqeni nga zjarri.

Keshilla praktike

Suksesi i taves se kosit varet nga konsistenca. Sa me kompakte te jete tava e kosit, aq me kollaj eshte te pritet e te ruaje formen. Prandaj, kosin merreni me perqindjen mete larte te mundshme te yndyres dhe salcen e miellit beheni relativisht te trashe. Po keshtu, orizi perdoret per te ndihmuar taven e kosit te marri konsistencen e duhur.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)