Ne date 27 shkurt ne Torinos do e zhvillohen votimet brenda qendres se majte per te perzgjedhur kandidatin per kryetar bashkie, i cili do te konkurroje me kanditatin e qendres se djathte ne zgjedhjet e 15 e 16 Majit 2011. Vetem ne Torino jane pergatitur rreth 80 mije skeda votimi dhe 14 qendrat ku mund te votohet, do te jene te hapura nga ora 8 deri ne oren 20.
Ne keto zgjedhje paraprake jane 5 kandidate nga grupime te ndryshme politike, te cilet do te vihen nen gjykimin e elektoratit te majte ne qendrat e posaçme te votimit.
Ata jane: Piero Fasino dhe Davide Gariglio, eksponente te PD, Silvio Viale, president i Radikaleve Italjane si dhe dy kandidate nga te tjera parti te majta si Gianguido Passoni, aktualisht i ngarkuar me pune ne ekipin e Chiamparinos (asesor komunal) dhe Michele Curto, ish president i shoqates Terra del Fuoco.
Zgjedhjet paraprake qe ne gjuhen politike quhen Primarie janë zgjedhjet nëpërmjet të cilave votuesit apo aktivistë të një partie politike vendosin kush do të jetë kandidati i partisë (apo i spektrit politik përkates), për një zgjedhje të mëvonshme në funksione publike.
Synimi kryesor i zgjedhjeve Primare është për të promovimi i një pjesëmarrje maksimale të votuesve për të zgjedhur kandidatët për funksione publike, në krahasim me sistemin ku votuesit zgjedhin në mesin e kandidatëve të vendosur pa konsultim nga ana e Partive Politike
. Ne keto lloj zgjedhjesh mund te marrin pjese te rinj mbi moshen 16 vjeç si dhe mbi te gjitha te huajt rezidente dhe me banim te rregullt ne Qyetet. Kjo eshte ne fakt nje nga mundesite e pakta ku te huajt jo komunitare mund te ndikojne ne politikberjen italjane duke ndikuar numerikisht me voten e tyre ne perzgjedhjen e nje kandidati per kryetar bashkie qe eshte me i hapur perkundrejt nevojave dhe te drejtave te tyre.
Ne Torino jetojne rreth 100 mije qytetare jokomunitare rezidente dhe me dokumente te rregullta qendrimi. Personat e interesuar duhet te paraqiten ne nje nga qendrat e votimit listen e te cilave e gjeni ne linkun e meposhtem (te cilin e shihni ne monitor ne kete moment : www.pdtorino.it). Votuesit duhet te paraqesin nje karte identiteti dhe lejeqendrimin e rregullt ose ricevuten postale te rinovimit te lejeqendrimit. Per te marre pjese ne perzgjedhjen e kandidatit duhen paguar 2 Euro ne momentin e votimit.
Qendra e djathte eshte ne pritje te rezultatit te ketyre zgjedhjeve per te shpallur kandidatin per Zgjedhjet Lokale, te cilat do te zhvillohen te dielen 15 maj dhe te henen 16 maj 2011. Behet fjale per nje sfide te rendesishme elektorale, jo vetem per shkak se eshte nje test i pare per shkallen e pelqimit ndaj qeverisjes aktuale qendrore, por edhe per shkak se keto zgjedhje do te zhvillohen ne disa nga qytetet dhe provincat me te rendesishme Italjane dhe ne to do perzgjidhen kryetaret e bashkive, presidentet e provincave por edhe do te riperterihen Keshillet Komunale dhe Provinciale.
Ne ditet ne vazhdim do ju informojme gjithashtu edhe per kandidaturat nga forcat e tjera politike, sidomos asaj me kryesores, nga spektri i djathte politik.