Universiteti i Salentos, në bashkëpunim me Qendrën Ndëruniversitare Ndërkombëtare të Studimeve Udhetimi Adriatik(CISVA), publikon një konkurs për çmimin “Adriatika” 2010 për publikimin më të mirë dixhital të një vepre – te papublikuar më parë në format elektronik – në lidhje me udhëtimin në hapësirën adriatike. Mund të paraqiten publikime dixhitale te teksteve të çdo epoke, të çdo gjuhe dhe të çdo formati, me kusht që, të jenë publikuar jo më vonë se viti 1900, në lidhje me vendet e hapësirës adriatike (Rajonet e Adriatikut Italian, Shqipëri, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Serbia). Do të përjashtohen nga konkursi tekstet që do të publikohen së afërmi në portalin e CISVA: www.viaggioadriatico.it , në seksionin Publikime (kolana “Odeporica Adriatica” dhe kolana “Arkiva të Udhetimeve ne Adriatik”)
Çmimi i parë ka një vlerë monetare prej një mijë euro.
Për dhënien e çmimit do të ketë një komision vlerësues, të vendosur me dekret nga rektori që përbëhet nga:
Prof. Giovanna Scianatico (Universiteti i Salentos) – Presidente
Prof. Pasquale Guaragnella (Universiteti i Studimeve të Barit) – Anëtar
Prof. Sanja Roic (Universiteti i Zagrebit) – Anëtare
Prof. Elda Talka (Universiteti i Elbasanit) – Anëtare e përkohshmë
Dr. Raffaele Ruggiero (Universiteti i Studimeve të Barit) – Sekretar proçesverbalesh
Kriteret mbi të cilat do të vlerësohen punimet janë:
· Përmbajtja në temë në udhëtimin në hapësirën adriatike
· Vlerësimi kritik i publikimit
· Niveli i vështirësisë në bazë të mundësisë objektive të gjetjes së tekstit
· Antikiteti i publikimit në letër që i referohet
· Publikimi dixhital i dorëshkrimeve të papublikuara më parë.
Gjykimi i Komisionit është i paapelueshëm. Komisioni ruan të drejtat të mos vlerësojë asnjë nga veprat e paraqitura në konkurs.
Me qëllim pjesëmarrjen në seleksionim, të interesuarit duhet paraprakisht të regjistrohen në konkurs, nëpërmjet nje lajmërimi brenda datës 15 Mars 2010 në CISVA, selia e Lecces, në adresën diretore@viaggioadriatico.it
Pas konfirmimit të pranimit në konkurs nga ana e CISVA, kandidati duhet të dërgojë publikimin dixhital të tekstit, të treguar në kërkesën për pjesëmarrje, duke e bashkangjitur në e-mail në adresën e postës elektronike të Sekretarisë së konkursit: direttore@viaggoadriatico.it, domosdoshmërisht brenda orës 12:30, më 30/07/2010.Publikimi i rezultatit të konkursit do të bëhet në adresën e CISVA – www.viaggioadriatico.it, në seksionin “Lajme të fundit”, në datën 10.09.2010 dhedo të ketë vlerë lajmërimi në çdo aspekt ligjor.