Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > zbulo

Hapesira shoqërore online

Publikuar 16.5.2008

Kur në 2004, 20 vjeçari Mark Zuckenberg ndërtoi Facebook, nuk mund ta dinte se po i jepte jetë një prej rrjeteve shoqërorë më popullorë në botë, më të klikuarit në 2007 pas Google dhe një prej faqeve web më oreksndjellëse për fitime nga reklamat.

Suksesi i Facebook është thjesht dëshmia e fundit e nje fenomeni që ka njohur një përhapje të jashtëzakonshme online. Ndoshta duhet të themi se për çfarë bëhet fjalë konkretisht. Në 2003 shfaqen për herë të parë online site që prezantohen si ndërlidhës socialë. Objektivi i tyre është nxjerrja në pah e lidhjeve shoqërore duke bashkuar me njeri - tjetrin grupe të ndryshëm personash. Dhe suksesi ishte i menjëhershëm.

Ne fillim ishte Friendster, një portal amerikan, ku përmes një kërkimi të thjeshtë duke përdorur adresën e-mail, hyje në kontakt me miqtë dhe kjo bëhej bazë për të ndërtuar një rrjet njohjesh të përbashkëta. Në të njëtën formë u shfaqën edhe Tribe.net dhe LinkedIn. Por shpërthimin e vërtetë ky fenomen e njohu me Orkut – që mban firmën e Google – i cili bëri namin në vendet latine në fillim të 2004.

Pra gjithçka vijon kështu; në fillim regjistrohesh dhe pastaj mund të hysh në kontakt me miqte e tu, të shohësh listën e tyre se mos ka ndonjë të njohur të përbashkët, ndërton një faqe personale të mbushur me foto dhe komente dhe vë në dispozicion të vizitorëve një libër përshtypjesh ku ata mund të lënë komentet e tyre. SuperEva ka qenë rrjeti i parë në gjuhën italiane. Në ditët e sotme, më popullorët janë Myspace dhe Facebook, të cilët numërojnë më shumë se 100.000 milionë përdorues.

Kështu që nëse kërkon të marësh vesh nga janë miqte e tu të shkollës mund ti gjesh të gjithë në rrjetin online dhe në vijim mund të shtosh numrin e miqve duke u lidhur me miqtë e miqve. Pak a shumë ky është dhe gjithë objektivi i kësaj iniciative kaq të suksesshme.

Facebook, për shembull, është si një vend takimi për shumë e shumë të rinj e të reja nga universitetet e Torinos. Mjaft të shkruash ‘Torino” tek hapësira e kërkimit dhe shfaqen menjëherë 473 grupe miqsh. Përveç tifozëve të Juves dhe Toros ka dhe plot të tjerë që të shpjegojnë me foto dhe tema diskutimesh pse e duan Torinon.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)