Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > zbulo

“Crescendo giocando”- Femijet rumune festojne 1 qershorin

Publikuar 26.5.2008

“Crescendo giocando” eshte nje feste kushtuar femijeve dhe familjeve te tyre. Kjo feste do te organizohet ne 1 qershor ne Torino nga 11 shoqata rumune, moldave dhe italiane, te cilat kane dashur te paraqiten para komuniteteve perkatese permes sportit, lojrave, muzikes dhe valleve tradicionale.

11 ore me hare, tullumbace te shumengjyrshme, miq te rinj, bujari, dashuri, dhembshuri, vizatime, muzike, karusel, sport dhe lojra tradicionale. E thene e gjitha me nje fjale….gezim. Ky event ju bashkohet gjithe festimeve qe behen ne 25 vende te botes per Diten ndekombetare te Femijeve. Ne Parco Stura (Ossigeno), nga ora 9 deri ne 18, jane te mirepritur jo vetem femije rumune dhe moldave, por te te gjitha kombesive, per te marre pejse ne garat sportive te futbollit, shahut, volejbollit, ping-pongut, stafetes etj, per te mesuar kenge ne gjuhen rumune ose per te vizatuar dhe per tu mahnitur para numrave te magjise. Policet rrugore, l’AMIAT dhe SMAT, kane treguar gatishmeri per te dhene kontributin e tyre ne pjesen edukuese te dites (edukimin rrugor, mbi kursimin hidrik dhe mbledhjen e diferencuar te mbeturinave)

Ne hapesiren e lojrave do te jene edhe prinderit te cilet do ju mesojne femijeve lojrat e femijerise se tyre te kaluar ne Rumani: nje rast i mire per femijet e kombesive te tjera per te njohur lojra te reja, po edhe per t’u argetuar se bashku.

Aktiviteti do te mbyllet me nje spektakel prej 2 oresh dhe me dhenien e çmimeve ndaj femijeve pjesemarres.

Nje kontribut domethenes ne organizimin e ketij aktiviteti i takon Bashkise se Torinos, per kujdesin dhe pergatitjen logjistike, dhe disa sponsoreve, sipermarres te vegjel e te medhenj rumune qe zhvillojne aktivitetin e tyre ne territorin piemontez. Ne fakt, fale tyre, femijet do e kene te siguruar dreken ne 1 qershor 2008.

“Nese rrojne ne miqesi, femijet mesojne te duan”. Kjo eshte motoja qe kane zgjedhur organizatoret per te dhene nje mesazh te forte paqeje dhe dialogu qe lidhet me iniciativen.

Per regjistrimet mund te telefonohet ne: 011 207 4042 dhe 39391690005, permes faksit ne numrin 0112074529, ose me ane te e-mailit ne adresen: festa1giugno@yahoo.it

Mbi 1 qershorin
1 qershori, dita internacionale e femijeve, ka filluar te festohet ne bote qe nga 1925. Vendimi ne lidhje me kete date u mor ne Konference Boterore per Mbrojtjen dhe Mireqenien e Femijeve, zhvilluar po ate vit ne Gjeneve. Aktualisht, 1 qershori festohet ne 25 vende, shumica e te cilave jane ato ish-komuniste. Ne Rumani eshte nje feste shume e bujshme dhe mjaft e dashur per femijet.

Iniciativa per te organizuar nje event te tille ze fill nga Carpantina Onlus, shoqata me e re rumune e Torinos, qe eshte paraqitur para komunitetit permes gazetes Obiectiv, gazete e perdyjavshme, dygjuheshe ne rumanisht dhe italisht. Ideja u mbeshtet me entuziazem nga shoqata te tjera rumune dhe moldave aktive ne territorin piemontez. Nga organizatoret mendohet se ne Parco Stura do te mblidhen 200-300 femije te shoqeruar nga prinderit, gjysherit dhe miqte e tyre te rritur.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)