Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > zbulo

Curriculum Vitae format europian. Si behet?

Publikuar 27.3.2008

Curriculum Vitae
Si duhet shkruar nje curriculum? Cilin model te perdoresh? Çfare te permendesh dhe ku ta vendosesh? Jane keto disa nga pikepyetjet qe shpesh i bejne vetes ata qe duhet te paraqesin nje kerkese per punesim duke i bashkangjitur asaj “prezantimin” personal: curriculum vitae. Pyetje qe natyrisht kane rendesine e tyre per faktin se curriculum vitae eshte ne me te shumten e rasteve kartevizita e personit, ose “dokumenti” me ane te te cilit mund te shkohet me tej ne fazat e seleksionit (biseda, testi etj)

Per te ndihmuar qytetaret persa i perket komunikimit te cilesive dhe kompetenacave te tyre ne menyre transparente dhe te efektshme, Komisioni Europian ka aprovuar tani se fundmi nje model europian te curriculum vitae qe do te jete i njejte per te gjitha vendet e BE-se.

Modeli, qe ka si objektiv krijimin e lehtesirave per levizjen e punetoreve ne Europe nepermjet futjes se nje skeme te perbashket te prezantimit te aftesive individuale, do te behet pa dyshim nje pike referimi per te gjithe: ne fakt, Komisioni Europian, per shtetet anetare te BE-se, rekomandon promovimin dhe perhapjen ne menyre qe ky model te njihet gjeresisht nga qytetaret dhe te jete i disponueshem. Modeli mund te perdoret, sipas deshires, per te treguar me hollesi cilesite e aftesite personale ndaj punedhenesve dhe institucioneve te instruksionit dhe formimit te vendit ku i interesuari banon ose per institucionet jashte shtetit.

Modeli eshte publikuar ne Gazeten Zyrtare te Komunitetit Europian Serie L n.79 22 marsin e shkuar. Eshte i disponueshem ne te gjitha gjuhet dhe mund te shkarkohet nga linket e meposhtme;
Sito del CEDEFOP Centro per lo Sviluppo della Formazione Professionale

Eshte paraqitur me kuadrate ne te cilat mund te shkruash: informacion mbi te dhenat personale, aftesite gjuhesore, eksperienca te meparshme pune, rezultatet shkollore dhe kurset e ndryshme; aftesi te tjera te te interesuarit, me nje vemendje te veçante ndaj aftesive teknike, organizative, artistike dhe te marredhenieve me te tjeret; informacione te metejshme qe mund t’i bashkangjiten CV-se, po aq sa dhe udhezime se si te veprosh ne menyren me te thjeshte e te qarte.
Eshte nje model qe mund te vleje si nje baze e mire per te filluar, perse mos ta perdoresh?


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)