Publikuar 5.2.2007
Termi weblog filloi te perdorej rreth vitit 1997 me pas u shkurtua dhe u quajt me versionin blog. Qe nga ajo kohe nga anglishtja tu blog – te blogosh ose ndryshe sinjifikon te shkruash nje blog.
Ne te vertete termi i perdorur nuk e tregon deri ne fund revolucionin ne komunikimin masiv qe kjo dukuri solli ne bote. Ne fakt nepermjet blogeve u liberalizua publikimi i materialeve te çfaredollojshme ne internet. Ky privilegj fillimisht u perkiste vetem pak te zgjedhurve, ndersa ne kohen e sotme eshte e mundshme per te gjithe. Sot interneti eshte kthyer ne burimin kryesor te informacioneve dhe njerezit jo vetem marrin prej tij te rejat por ndikojne masivisht dhe nderveprojne me te tjeret per te bere te ditur edhe ata te rejat e tyre.
Por si eshte ndertuar dhe si funksionon nje blog? Blogu eshte nje hapsire virtuale ku mund te qendrohet se bashku me te tjeret dhe ku zakonisht mund te shprehet lirshem opinioni personal. E vetmja censure perbehet nga rregullat personale te atij qe drejton blogun.
Blogu i jep mundesine kujtdo qe eshte i lidhur ne internet te krijoje lehtesisht nje sit ku te publikoje histori, informacion dhe opinione ne menyre krejt te pavarur. Ne pergjithesi çdo artikull i publikuar ka nje strukture qe lejon shkruajtjen e komenteve mbi temen nga ana e lexuesve.
Struktura e blogut perbehet zakonisht nga nje program i thjeshte qe i lejon kujtdo (edhe me njohuri minimale informatike dhe pa njohur gjuhen e HTML) te hape nje faqe ne web dhe ta personalizoje me variante te ndryshme grafike, pamore dhe strukturale.
Nepermjet blogut mund te kontaktosh persona qe edhe pse mund te ndodhen ne anen tjeter te globit, te jene te afert me ty ne ide, mendime, deshira, opinione etj.
Ai qe shkruan ne blog quhet bloger dhe e gjithe bota e blogeve te marra se bashku perben blogosferen.
Menyra e konceptimit te blogjeve mund te jete e ndryshme dhe varet nga lloji i interaktivitetit qe autori deshiron te krijoje me publikun. Ka blogje qe jane thellesisht te rezervuara dhe personale, ka te tjera qe jane te hapura per te gjithe. Mund te krijohen edhe blogje per kategori te caktuara, qe mund te nderveprojne, te shkruajne, te lene komente dhe opinione vetem per persona te caktuar qe mund te hyjne aty pas nje seleksionimi te kujdesshem dhe pasi te zoterojne nje pasword personal. Ka dhe raste kur drejtimi i nje blogu nuk behet nga nje autor i vetem por mund ta realizojne edhe shume persona nga pika te ndryshme te globit.
Llojet me te perhapura te blogjeve jane:
· Blogjet personale; eshte edhe kategoria me e perhapur. Aty autori mund te shkruaje ndodhite personale, dite pas dite, poezi, pakenaqesira apo edhe protesta. Ne pergjithesi contributi i lexuesve eshte shume i mirepritur dhe shpesh nxit diskutime shume personale.
· Blogje tematike: jane si pika te verteta referimi per personat me interesa te perbashketa. Karakteristike e ketyre blogjeve jane kontributet per nje teme te caktuar sjelle si nga autoret ashtu edhe nga komentatoret.
· Blogje aktualiteti: marrin shkas nga lajmet e te perditshmes, nga kronika e perditshme, nga lajmet
· Fotobloge, videobloge, audiobloge jane hapsira ku me publikun komunikohet kryesisht me ane te fototove, videove, dhe materialeve audio.
· Blogu politik mund te jete si nje vend ku politikanet flasin me publikun dhe i bejne atij te ditur platformen e vet elektorale, ashtu edhe per simpatizantet e forcave te ndryshme poltike:Shpesh jane edhe vendet ku kandidatet e ndryshem shpallin programet e tyre elektorale, mbledhin fonde per fushaten, marrin mendimin e zgjedhesve te tyre etj
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)