Publikuar 10.10.2007
Te gjesh shtepi ose aventura e mijevjecarit te trete. Le me pastaj, qe nese per arsye ekonomike ose zgjedhje personale, kerkon nje shtepi me qera. Mes qerave te shtrenjta, deshires se paket te pronareve per te leshuar banesa me qera dhe ofertes ende te pamjaftueshme te shtepive popullore, veshtiresite vijne e behen mal.
Agjensia Lo.CA.Re,miratuar nga Bashkia ne 2000, u paraqit qe ne fillim si nje “ure” mes atyre qe japin dhe atyre qe kerkojne nje strehe me qera. Per shembull, duke ofruar stimuj me nje synim te percaktuar( si garanci financiare, lehtesira fiskale) kundrejt pronareve qe jane te gatshem te leshojne banesa me qera me kushte te caktuara.
Qe nga fillimi i aktivitetit te saj e deri tani, Lo.Ca.Re ja ka dale mbane te “sistemoje” dymije familje, me nje kurbe ne rritje qe shkon nga 50 kontrata te nenshkruara vitin e fillimit te veprimtarise deri aty rrotull 600 qe i perkasin vitit te shkuar.
Pasi e shtriu aktivitetin e saj ne gati dhjete bashki te brezit torinez ( nga Settimo ne Moncalieri), Agjencia Lo.Ca.Re e dyfishoi prezencen e saj ne qytet duke hapur nje zyre ne veri te Torinos, ne corso Vigevano 18/B
Nderkohe qe eshte gjithnje hapur selia “historike” e via Corte D’apello 14/D dhe mendohet qe te hapet nje zyre e trete, ne zonen jugore te kryeqendres piemonteze.
Me zyrat ne corso Vigevano mund te kontaktosh me telefon 011/0588725, fax 011/4099977 dhe ato jane te hapura te henen (14-16.30) dhe te enjten(8.30-12.30).
Zyra ne via Corte d’Appello (tel. 011/4424025) qendron e hapur gjithe ditet (8,30-12,30), me perjashtim te week-end: te marten dhe te merkuren eshte hapur edhe nga ora 14.00 deri 16.00.
.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)