Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > strehimi > tregu apartamenteve në torino

Tregu apartamenteve në Torino

Publikuar 22.11.2011

Çmimet ne tregun e apartamenteve janë në rënie në Torino, por pavarësisht nga vështirësitë dhe nga kriza aktuale  "pasuria e patundshme mbetet investimi më i mirë."  Kjo, eshte në thelb, deklarata e bërë nga Observatori i Fiaip (Federazione Italiana Agenti Immobiliari Professionali), ne daten 21 Nentor nga analiza e tregut të pasurive të patundshme në Torino dhe rreth saj. 

E vështirë situata per shitesit e pronave dhe pasurive te patundeshme që ne kete moment detyrohen të shesin me nje çmim me te ulet se zakonisht. Sipas Observatorit, në katër vitet e fundit çmimet e pronave dhe pasurive te patundshme kanë rënë me rreth 20%, ndërsa ishin dyfishuar në dekadën e fundit. Pra, që nga viti 1998 është një rritje mesatare prej rreth 80%. Vëllimi i shitjeve per 2011-n në Torino dhe krahinat perreth ka qene ne renie, rreth 5% ne krahasim me vitin e kaluar. 

Torino appartamento stile liberty-2

Eshte rritur vlera e pronave në komunën  e Venari-se nga ndikimi pozitiv i “Reggia di Venaria” qe e ka bere kete bzone gjithnjë e më shumë një tërheqje turistike: Edhe zona e Collegno ka pasur rritje te çmimeve nga lidhja me metrone si dhe nga zhvillimi urbanistik i zones. Ndersa ne zonen e lugines Susa – “Val di Susa” ka patur nje ulje çmimi ne vitin e fundit rreth 2% per shkak te ndikimit negativ te TAV- it (Trenit te Shpejtesise se Larte, projekt qe kundershtohet nga banoret e zones)

Në Torino qytet, çmimet jane rritur ne qender, në lagjen Vanchiglia, ne zonen pergjate Corso Francia dhe ne zonen e Via Nizza. Çmimet vazhdojne te jene të paluhatura në Borgo Po, Cavoretto dhe Santa Rita, dhe eshte gjithnje ne zbritje çmimi i shtepive ne lagjet periferike te qytetit, në mënyrë të veçantë ato te ndërtesave me cilësi të dobët.