Publikuar 9.5.2006
Ligji italian lejon blerjen e pasurive të patundshme nga i huaji sipas kushteve të mëposhtme:
1) i huaji që nuk jeton rregullisht: vetëm nëse e lejon ndonjë marrëveshje ndërkombëtare ose në rast se ekzistojnë marrëveshje reciprociteti, pra nëqoftë se në vendin e tij të origjinës i lejohet një italiani të blejë apartament.
2) I huaji me “qëndrim të rregullt”, familjarët e tij dhe apolidët në Itali nga më pak se tre vjet; me leje qëndrimi për motive specifike ose kartë qëndrimi;
3) Qytetari komunitar dhe EFTA dhe apolid rezident nga më shumë se tre vjet: pa limit
Eshtë e nevojshme të dihen se cilat dokumente duhen konkretisht për të fituar të drejtat në Itali- të evidentohen se në cilat nga kategoritë i huaji mund të inkuadrohet.
Përfitimi i lehtësirave fiskale, si “shtëpi për herë të parë” (prima casa)
Ligji italian synon të lehtësojë dhe inkurajojë blerjen e apartamentit kryesor të banimit duke svogëluar në mënyra të ndryshme taksat për kë e blen atë. Në mënyrë të veçantë, në momentin e blerjes , ai që blen pagon 3% (taksë regjistri), nëse blen nga një subjekt privat, ose me 4 % (IVA-TVSH) nëse blen nga një ndërmarrje ose shoqëri (përveç ndonjë rasti të veçantë), plus taksat hipotekare dhe katastale në masë fikse (aktualisht arrijnë vlerën 336 Euro)
Edhe të huajit i lejohet përfitimi i lehtësirave fiskale për blerjen ë “shtëpisë së parë”, dhe i kërkohen të njëjtat kushte si edhe qytetarëve italianë.
Të huajve me qëndrim të rregullt të shkruajtur në listat e të papunëve ose që janë të punësuar ose zhvillojnë aktivitet privat, kanë të drejtë, njësoj si qytetarët italianë, të përfitojnë nga politikat publike të strehimit , po ashtu edhe lehtësira në kredi për ndërtim, rikuperim, blerje ose qera për sigurimin e shtëpisë së parë të banimit.
Një tjetër lehtësim fiskal i lidhur me blerjen e “shtëpisë së parë” lidhet me zbritjen (deri në njëfarë mase)nga taksa mbi të ardhurat i interesave të paguara për këstet e kredisë për blerjen e apartamentit të parë të banimit
Në fund, të ardhurat e përfituara nga “shtëpia e parë” nuk janë të taksueshme.
Dokumentet të cilat janë të nevojshme për të huajt
Leja e qëndrimit
Quhen me banim të rregullt ata të huaj jokomunitarë të cilët kanë lejen e qëndrimit për:
a) motive pune:
-autonome ose punësimi (subordinato)
-ushtrim aktiviteti sipërmarrës individual (në fakt nuk ekziston në formë autonome dhe përfshihet
në leje qëndrimet për motive pune)
b)motive familiare, por të lidhura me leje qëndrimet e dhëna për motivet e treguara në pikën a).
Nëse leje qëndrimet janë dhënë për motive të ndryshme i huaji nuk ka të njëjtat të drejta si qytetari italian, përveç rasteve ku ka marrveshje recioprociteti.
Karta e qëndrimit
Eshtë më e preferuar se leja e qëndrimit sepse:
-ka kohëzgjatje të palimituar, pra nuk ka nevojë të rinovohet;
-lejon zhvillimin e të gjithave aktiviteteve të ligjshme, përveç atyre që ligji ndalon në mënyrë të qartë të huajve ose që rezervon për qytetarin italian;
-lejon përdorimin e shërbimeve dhe pjesmarrjen në Administratën Publike.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)