Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > strehimi

Ndihma komunale për qeranë.

Publikuar 13.4.2006

Radhe te gjata ne via Meucci nr.4 ne Torino te personave te ndryshem qe terhiqnin formularet per kerkimin e kontributit për pagesën e qerasë së shtëpisë nga ana e Komunës së Torinos për familjet me të ardhura të ulëta. Ne rradhe edhe shume te huaj te cilet shohin si te vetme menyre perballimi te jeteses kete ndihme te ofruar nga istitucioni.
Për të përfituar këtë ndihmë qytetarët duhet të jenë rezidentë në Torino dhe në datë 13 korrik 2006 të plotësojnë të gjitha kushtet e përshkruara në bandin qe pershkruajme me poshte.

Kush mund të bëjë kërkesë për këtë kontribut?

-Kërkesën mund ta bëjnë të gjithë ata që gjatë viteve 2004/ dhe/ose 2005, paguanin qeranë e një banese të kategorisë catastale A2, A3, A4, A5 ose A6, me kontratë të regjistruar në emër të tyre dhe që gjatë periudhes së sipërpërmendur (2004 dhe /ose 2005) kishin një të ardhur vjetore (fiscalmente imponibile, al lordo della no tax aera), të dhënë nga shuma e të ardhurave të të gjithë pjestarëve të familjes që bëjnë pjesë te gjendja familjare në datë 13 korrik 2006, jo më të madhe se Euro 10.931, 18 dhe në raport me të cilën shuma e qerasë rëndonte në masën 14%;

-Ose ata që në 2004 dhe /ose 2005 kishin një të ardhur vjetore (fiscalmente imponibile, al lordo della no tax aera), të dhënë nga shuma e të ardhurave të të gjithë pjestarëve të familjes që bëjnë pjesë te gjendja familjare në datë 13 korrik 2006, jo më të madhe se limiti për të përfituar banesat rezidenciale publike., si tabela e treguar më poshtë, dhe për të cilët kjo qera rëndonte mbi të ardhurat në masën 24%.

LIMITI I TE ARDHURAVE

  • Per 1 ose 2 familjarë limiti i te ardhurave eshte Euro 18.515,32
  • Per 3 familjarë limiti i te ardhurave eshte Euro 22.588,69
  • Per 4 familjarë limiti i te ardhurave eshte Euro 26.291,75
  • per 5 ose më tepër familjarë limiti i te ardhurave eshte Euro 29.624,51

Të ardhurat që merren parasysh janë ato vjetore (fiscalmente imponibile, al lordo della no tax aera), të bërthamës familiare në lidhje me vitet 2004 dhe /ose 2005 (për çdo fëmijë në ngarkim nuk llogariten 516, 46 Euro). Ndërsa qeratë për të cilat jepet ky kontribut janë ato të paguara gjatë viteve 2004 dhe /ose 2005 dhe me vlerë ( e llogaritur në bazë të të dhënave ISTAT) dhe që janë në emër të kërkuesit, rregullisht të regjistruara, dhe pa llogaritur pagesa të ndryshme që zakonisht shoqërojnë qeratë si dhe pa llogaritur ndonjë shtesë për vonesë pagese (morosità)

Kërkesat duhet të plotësohen duke përdorur modulet përkatës të ofruara falas nga Qyteti i Torinos, me ngjyrë të bardhë për vitin 2004 dhe me ngjyrë jeshile për vitin 2005 (nuk do pranohen kërkesa për kontribute me modele të tjerë) dhe të dërgohen nga data 28 gusht 2006 deri në 29 shtator 2006 pranë ‘Qendrave të Pranimit’:

Via Meucci n.4. Nga e hëna në të enjte nga ora :8,30-12,30/ 13,30-15,30 të premten nga 8,30-13,30.

Via S. Benigno n.22. Të martë dhe të enjte nga ora 8,30-12,30/ 13,30-15 dhe të premte nga 8,30-13,30.

Kërkesat mund të dërgohen me postë (duke bashkangjitur një kopje të dokumentit personal), me Rakomandatë AR , brenda dates 29 shtator 2006 (shihet orari dhe data në vulën postale) në adresën;

Città di Torino- Settore Convenzioni e Contratti Uff. Servizi per la Locazione – Via Corte d’Appello 10 – 10122 Torino.

Për informacion më të detajuar ftojmë lexuesin e këtyre rreshtave të lidhet direkt me faqen web e Komunës së Torinos ku jepen të gjitha hollësitë mbi kushtet e përfitimit të kësaj ndihme ose të telefonojnë numrat e telefonit ; 011-4424267/ 011-4424346.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)