Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > strehimi

Prezantimi i kerkeses per shtepi komunale dhe kushtet qe duhen plotesuar

Publikuar 9.11.2006

Qyteti i Torinos ka shpallur në vitin 2004 bandin e 4° publik për dhënien e banesave komunale të banimit (rreth 600 shtëpi të dorëzuara çdo vit personave që plotësojnë kushtet). Pararelisht me këtë fakt në vitet e fundit Bashkia ka sistemuar në banesa publike, rreth njëmije familje me të ardhura të ulëta dhe me sfrato ekzekutiv

Përveç kësaj edhe ndërtimet e reja të kohëve të fundit u janë rezervuar së fundmi disa kategorive speciale të njerëzve në nevojë(të moshuarve dhe personave invalidë), duke pasur parasysh variabilen e një nevoje të padiskutueshme për ndihmë të këtyre kategorive.

Zyra e dhënies së banesave kërkon të gërshetojë, kërkesën për banesa të përfaqësuar nga graduatorja e Bandit të Përgjithshëm dhe asaj të Urgjencës për Banim (sfrate dhe raste të sinjalizuar nga shërbimi social), me sasinë e banesave të disponueshme të cilat Agjencia Territoriale për Banesën e Provincës së Torinos (A.T.C) i trasmeton periodikisht Komunës. Këto banesa (që të gjitha brenda territorit të Qytetit) u jepen personave në nevojë në bazë të përbërjes së bërthamës së tyre familjare.

Kërkesa për emergjencë abitative në Torino kryhet pranë Sportelit të Settore Bandi e Assegnazioni në Via Corte d'Appello 10 (kati përdhes) nga e hëna në të premte nga ora 8.30 deri në orën 12.00, duke plotësuar modulet e vëna në dispozicion nga Komuna dhe duke shtuar edhe dokumentet që vërtetojnë situatën e emergjencës. Në veçanti, duhen dorëzuar kontrata e qerasë si dhe dokumentet që lidhen me sfraton së bashku me të ardhurat vjetore.

Këtë lloj kërkese mund ta kryejne:

· qytetarët italianë rezidentë në Torino;

· qytetarët europianë rezidentë në Torino;

· qytetarët jokomunitar me qëndrim të rregullt në Itali dhe rezidentë në Torino të cilët kryejnë punë në varësi ose punë autonome nga të paktën 3 vjet nga momenti i prezantimit të kërkesës për Emergjencë Banimi.

Rastet e sinjalizuara nga shërbimet socio-asistenciale.

Shërbimet Socio - Asistenciale të Qytetit të Torinos, Qendrat e Shëndetit Mendor dhe Ser.T(struktura sanitaretë cilat merren me problemet e dipendentëve nga drogat) mund të dërgojnë në Zyrën e Emergjencës së Banimit të Settore Bandi e Assegnazioni në Via Corte d'Appello 10 (kati i parë) një sinjalizim në favor të personave të ndjekur si raste sociale nga zyrat e tyre.

 

Kush ka të drejtë për shtëpi komunale dhe koha e pritjes.

Duhen plotësuar të gjitha kushtet para së gjithash (sipas ligjit art. 2 L .R.P. n. 46/95). Në mënyrë të veçantë duhet që:

  • kërkuesi jo komunitar të punojë në punë të rregullt tre vitet e fundit dhe të jetë ose rezident në Torino ose të ketë vendin e punës në Torino.
  • të ketë një të ardhur lorde jo më të lartë se limite të përcaktuar të ardhurash që ndryshojnë në bazë të numrit të përbërësve të bërthamës familjare dhe të tipit të të ardhurave (për shembull një bërthamë familjare prej 4 personash dhe me 2 fëmijë në ngarkim duhet të ketë një të ardhur vjetore jo më të lartë se 22.558,72 Euro nëse e ardhura vjen nga punë në varësi dhe Euro 13.553,21 nëse e ardhura vjen nga punë autonome), plus kësaj numrin e ëpikëve e rrisin kushte të tjera të lidhura me situatën e banimit aktual si dhe të tipit socio-sanitar.

Bandi i ardhshëm do të shpallet në vitin e ardhshëm (2007). Dedri në atë datë Qyteti do të japë banesa pjesëmarrësva të edicionit të shkuar (2004) që do kenë pikët më të larta në graduatore.Kërkesat shqyrtohen për grupe pikësh. Në maj 2005 u shqyrtuan dhe u publikuan pikët e pjesmarrësve të dhëna vetëm në bazë të deklaratave të tyre autoçertifikuese, ndërsa në qershor 2006 u publikua graduatorja finale e Grupit I (nga maksimumi i pikëve deri te ata me 12 pikë). Për këtë muaj (dhjetor 2006) parashikohet dalja e graduatories përfundimtare të Grupit të II (kërkesa me 11 pikë). Aktualisht është në shqyrtim grupi i kërkesave me nga 10 pikë dhe për muajin qershor2007 parashikohet graduatorja përfundimtare.

Në rast sfratoje pronari pronari i banesës bën shpalljen e tij përpara gjykatësit i cili shqyrton kërkesën dhe në rast se vendos për konvalidim të këtij akti shpall sentencën. Më pas vjen faza ekzekutive në të cilën përshkruhet mënyra e ekzekutimit . Në këtë pikë zakonisht mund të ndodh shtyrja e ekzekutimit të sfratos.Kur një banor me qera ka marrë lajmërimin për sfrato mund të bëjë kërkesë për dhënie banese si emergjencë strehimi. Aktet e sfratit si rregull i bëhen të ditur të interesuarit nga ana e nënpunësit zyrtar të gjykatës, nëse kjo nuk ndodh të interesuarit mund të kërkojnë këto dokumente në këto zyra(disa nga termat po i lemë në gjuhën italiane për të ndihmuar lexuesin e këtyre rreshtave të individualizojë më mirë dokumentet e kërkuara nga Bandi Komunal) :

Cancelleria del Tribunale Civile - Corso Vittorio Emanuele 130:

· Ekstrakt i vendimit të konvaliduar të sfratit;

· Verbale di Rilascio (mund të tërhiqet në Via Garibaldi 25 sapo të ekzekutohet sfrato)

Deposito Atti della Casa Comunale - Via Bellezia 4:

· Atto di precetto;

· Monitoria di sgombero.

Banori ka mundësi të prezantojë kërkesën në 30 ditëve në vijim të verbalit të sfratit që sipas ligjit duhet lexuar nga nënpunësi zyrtar i gjykatës në momentin e ekzekutimit të sfratit.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)