Publikuar 7.11.2006
'Lo sfratto'(nxjerrja jashtë nga shtëpia me qera) quhet vendimi me anë të së cilit gjykatësi urdhëron dorëzimin dhe lëshimin e apartamentit të marrë me qera.
Ky lloj vendimi gjyqesor mund të jetë :
- Për shkak të mospagimit të qerasë mujore. Në rast se nuk paguhet qeraja, brenda 20 ditëve nga skadimi i afatit, mund të marrësh një vendim gjyqësor për lënien e apartamentit pas një tërheqje vërejtjeje përpara Gjykatësit. Në rast se qeramarrësi ka vështirësi ekonomike mund ti kërkojë Gjykatësit një afat për pagesën e kësteve të skaduar të qerasë. Këtë lloj afati Gjykatësi mund ta japë për një maksimim prej 90 ditësh.
- Për mbarim kontrate qeraje (mbas 8 vjetësh për kontratat e lira dhe mbas çdo skadence në rast të kontratës ‘tranzitore’ ose për ‘studentët’.
- Nxjerrje nga shtëpia për nevojë të pronarit në rastet kur ky i fundit ka ndërmend të përdorë banesën për motive personela të parashikuar me ligj ose për të kryer punëtë detyrueshme nga normat në fuqi (mbas 4 vjetësh për kontratat e lira, mbas 3 vjetësh për të tjerat përveç kontratave ‘tranzitore’ dhe’ studentore’).
- Për mungesa e parregullsi të ndryshme në zbatimin e kontratës, të vërtetuara përpara Gjykatësit (dhënie me qera një pale të tretë, mbipopullim pa leje, keqpërdorim serioz, etj.)
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)