Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > strehimi > nje ndihme per ke rrezikon daljen nga shtepia per mospagimin e qerase

Nje ndihme per ke rrezikon daljen nga shtepia per mospagimin e qerase

Publikuar 6.11.2009

 

Qyteti i Torino-s ka krijuar nje fond ndihmes per te mos humbur shtepine me qera (salvasfratto) dhe qe do u shperndahet familjeve qe gjendet ne veshtiresi ekonomike per pagimin e qerave.

Ne nje periudhe krize, si kjo e koheve te fundit, shume familje gjenden ne veshtiresi ekonomike dhe jane te shumte ata qe ne fund te muajit nuk arrijne te perballojne te gjitha shpenzimet e detyrueshme, nje nga keto dhe pagesen e qerase se shtepise.

Ne vitin e fundit jane shenuar rreth 220 sfratti esecutivi, 90% e kesaj shifre per shkak voneses ne pagime. Nje e pjese e mire e ketij numri nuk arrijne te paguajne qerate jo per faktin qe nuk duan por per faktin qe perfitimet e tyre mujore jane ulur shume, ne disa raste per shkak te humbjes se perkohshme te vendit te punes (cassa integrazione) ne te tjera per reduktimin e vendeve te punes.

Per kete, bashkia ka vendosur te krijoje nje fond "salva sfratti" per emergjencat fale nje kontributi te shoqerise San Paolo e cila ka vene ne dispozicion 100.000 mije euro per familjet ne veshtiresi, ne menyre qe te arrijne te evitojne rekuperimin e qerave nepermjet procedurave ligjore nga ana e pronareve te banesave.

Informacionet dhe ndihma ne plotesimin e modulareve, mund te kerkohen duke filluar qe nga data 5 nentor, prane zyrave te via Corte d’Apello nr 10. Ne datat 5, 6, 9, 10, 11, 12, dhe 13 nentor sportelet e zyres do te qendrojne te hapura nga ora 08.30 deri ne oren 12.00.

Dorezimi i modulareve te plotesuar do te behet ne te njejtat sportele te zyrave te Via Corte d'Appello nga ora 08.30 - 12.00 ne datat 16, 19, 23, 26, 30 nentor dhe 3, 7, 10 dhjetor 2009.

Ky kontribut eshte i destinuar te gjithe personave qe kane nje kontrate te rregullt qeraje te nenshkruar te pakten qe nga 12 muaj. Te ardhurat lorde te pergjithshme vjetore nuk duhet te kalojne limitet per hyrjen ne Erps dhe jo me pak se 30%-shi i ketij limiti. (per info me te detajuara ju ftojme te drejtoheni ne sportel)Mund te kerkojne kete ndihme edhe qytetaret extra UE qe jane te pajisur me dokumenta te rregullta. Nderkohe eshte e rendesishme qe kjo ndihme jepet vetem per ata qe nuk kane akoma nje vendim administrativ ekzekutiv per daljen nga shtepia.