Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > strehimi > nje ide banimi: co-housing

Nje ide banimi: Co-Housing

Publikuar 1.2.2010

Në çfarë konsiston

Është një model bashkëpunimi i lindur në shtetet e Europës Veriore prej disa vitesh. “Identikiti” i banorëve është i ndryshëm: rëndësi ka vizioni pjesëmarrës dhe jo mosha; kush nuk e njeh ka tendencën ta shohë si një realitet të rezervuar për të moshuar, por nuk është kështu.

Behet fjale per një inovacion modern dhe transversal; familjet tradizionale, handikapatët, të ndarët, single, të rinj të apasionuar pas internetit, të moshuar, jetojnë në komplekse banimi të përbërë nga 20 deri në 40 bërthama familjare, që ndajnë vendimet dhe pjesëmarrjen në aktivitete sociale. Jetohet më mirë dhe shpenzohet më pak. Në Itali ka tashmë disa eksperienca aktive dhe modeli është në rritje progresive; çdo subjekt ka një banesë të tijën ekskluzive, ku mund të tërhiqet kur do të rrijë vetëm, të meditojë, të dëgjojë muzikë. Nevojat e tjera janë të ndara; modeli do të ketë një të ardhme të suksesshme, sepse bashkon ekzigjencat individuale me nevojën sociale, të sigurisë, të mbrojtjes dhe të kursimit.

Projektohen dhe ndahen makinat, hapësirat për kinema dhe televizion, për të pikturuar, kopshti i femijeve dhe çerdhja, lavanderia, kopështi, oborret për kafshë shtëpiake, hapësirat për diskutim dhe ballafaqim kulturor, ose iniciativat e lidhura me teknologjitë e reja (për shembull internet dhe co-working); organizohet grupe blerjeje për çdo tip malli me qëllim që të kapen çmimet më të mira (nga prodhimet ushqimore biologjike, tek mobiljet, elektroshtëpiaket); ndahen jo vetëm të mirat, por edhe shërbimet e jashtme, si për shembull infermieria, baby sitter, kujdestarët etj; mundësitë janë të pafundme dhe varen nga fantazia e grupit qe zgjedh te bashkejetoje.

Përveç kënaqësisë për të jetuar bashkë, arrihet të kursehet (mesatarisht rreth 20%) në shpenzimet dhe në tarifat e shërbimeve thelbësore; për shembull mund të keni të ndarë projektimin dhe realizimin e çisternave të mbledhjes së ujit të shiut, impiantin e ngrohjes qëndrore me gaz metan me valvula termostatike, impiantin (me zgjedhje) për prodhimin e energjisë elektrike, impiantin për trajtimin e plehërave organike; për më tepër ndarja ekologjike e plehërave do të ndodhte në mënyrë më racionale dhe më të koordinuar. Energjia elektrike shtesë mund të shitej.

Nga fillohet?
Fillohet duke krijuar një koperativë banimi për blerje, projektim, ndërtim të hapësirave individuale dhe realizimin e njësive dhe hapësirave për përdorim kolektiv.

Momenti është ai i duhuri, sepse shteti ka ndërmend të shesë kazermat dhe ndërtesa të tjera publike të papërdorura më çmim të reduktuar (blerja mund të jetë e favorshme edhe thjesht për ti blerë dhe ti shkatërrosh për të shfrytëzuar hapësirën). Ideja mund të jetë e vlefshme edhe në lidhje me dhënien e pasurive të patundshme të sekuestruar nga Mafia, me qëllim të ushtrimit të mundësisë dhe bllokimi të riblerjes nga ana e personave qe huazojne vetem emrin ne favor te saj.

Është mëse e qartë që kryerja e projektit duhet të fillojë nga numërimi i kostove kompleksive, fillimisht nga kostoja e ndërtesave për të ndryshuar, të tokave ku do ndërtohet, nga kostoja e kompleksit të mbaruar; duket e përshtatshme përfshirja e enteve lokale për dhënien e hapësirave publike të papërdorura me çmime të lira, ose me mirë, falas nëpërmjet konçensioneve.

Juridikisht, co-housing (duke mos pasur formë tjetër juridike) funksionon sipas normave civile të parashikuara për banesën; niset nga një rregullore shumë e detajuar, diskutuar dhe redaktuar me ndihmën e një eksperti, mundësisht duke marrë në konsideratë eksperiencën e praktikave të ngjashme të mëparshme. Rregullorja e tipit “kontraktual” duhet të bashkangjitet me të gjitha shitje-blerjet origjinale dhe të ripërdoret në pasueset. Asgjë nuk e ndalon që në rregulloren kontrakutale të parashikohet që çdo vendim të merret me unanimitet ose me mazhorancë.

Projekti mund të bëhet i ekzekutueshëm brenda rreth një viti pas konsulencës së ekspertëve të sektorit imobiliar (i domosdoshëm një teknik ndërtimi dhe një financier me kompetenca civile). Si në çdo program ndërtimi është normale ndërhyrja e bankës për dhënien e kredive. Në disa raste, ristrukturimi integral mund të mbështetet tek kursimet e ndjeshme tatimore.

Aktualisht, ideja po konkretizohet në periferite e Torinos, Padoves dhe në veçanti në ato Milaneze. Në Lazio, departamenti i Arkitekturës dhe Dijes, ka prezantuar në Demanio nje ide fillestare për zonat ushtarake të braktisura, me qëllim realizimin e projekteve te ndryshme teco-housing-ut