Publikuar 1.10.2008
Bashkia e Torinos kerkon te ndihmoje te rinjte qe, edhe pse me nje pune te pasigurt, perballen me fazen e shkeputjes nga shtepia. Kjo do te behet duke krijuar mundesine e dhenies se nje kredie bankare per blerjen e nje banese ne fazen e ndertimit. Permes shpalljes se nje gare, zyrat e sektorit “Ndertimi i banesave Publike” kane gjetur institutin bankar qe do te jete partner i bashkise ne kete aksion besimi dhe inkurajimi, kundrejt brezave te rinj.
Kjo zgjedhje e bashkise, qe tashme eshte zyrtarizuar, ra mbi Banken Intesa San – Paolo, me te cilen do te nenshkruhet nje marreveshje bashkepunimi. Kushtet per te rinjte qe do te marrin kredine i jane komunikuar shoqates Federconsumatori dhe kjo e fundit i ka gjykuar ato si pozitive. Masat qe u pervijuan nga Roberto Tricarico dhe Marta Levi ne vendimin e marre nga keshilli bashkiak perfshijne ne vetvete tre objektiva. Si objektiv i pare eshte krijimi i mundesie per marrje kredie per te rinjve me nje pune te pasigurt te cilet praktikisht jane te perjashtuar nga kjo mundesi.
Se dyti, zbatimi i reduktimit te perqindjeve te interesit dhe krijimi i nje sistemi mbrojtes qe do t’i vije ne ndihme marresit te kredise ne rast se ky i fundit nuk ka mundesi te paguaje perkohesisht; mbrojta e marresit te kredise nga nxjerrja eventuale prej shtepise ne rastin kur ai s’i ben dot balle pageses se kesteve me interesa te fiksur ne dhjete vitet e pare. Konkretisht, kjo mbrotje e marresit te kredise do te konsitoje ne blerjen e shtepise nga ana e Bashkise e cila do te garantoje qendrimin e te riut ne banese.
Marreveshja e bashkepunimit me Banken Intesa San - Paolo parashikon qe Qyteti te nxjerre nje shpallje publike me qellim seleksionimin, nderkohe qe jemi akoma ne nje faze eksperimenetale, te 100 te rinjve ( plus 50 te tjere qe do te jene “rezerve”) te cileve do tu jepen garancite e parashikuara nga projekti. Shpallja do te prezantohet ne Keshill ne 22 gusht dhe kerkesat do te paraqiten ne Bashki ne muajin ne vijim, nga 1shtator deri ne 15 tetor.
Ne momenti e firmosjes se kontrates se blerjes dhe kontrates per marrjen e kredise, te rinjte e zgjedhur do te nenshkruajne nje marreveshje kontratuale me bashkine dhe kesisoj, nese ata s’do kene mundesi te paguajne kredine, mund te zgjedhin mes dy opsioneve: shitjes se baneses ne tregun e lire ose mundesise per t’ia shitur ate vete bashkise. Dhe ne rastin e fundi ata do kene mundesi qe te vazhdojne te rrine ne banese.
Shtepite e blera ne kete menyre do te bejne pjese ne trashegimine Erp te qytetit te Torinos.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)