Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > strehimi > ndihme per qera te rinjve

Ndihme per qera te rinjve

Publikuar 24.9.2010

Projekti “C.A.S.A. Ciascuno A Suo Agio”  është një nismë dhe ide  e Qytetit të Torinos, në bashkëpunim me  Compania di San Paolo, i financuar nga Kryesia e Këshillit të Ministrave - Departamenti i Rinisë.

Qyteti i Torinos ka paraqitur projektin “C.A.S.A. Ciascuno A Suo Agio” "C.A.S.A. Secili ne rehatine e tij", në përgjigje të lajmërimit publik të lëshuar nga Kryesia e Këshillit të Ministrave - Struktura e misionit të Departamentit të Rinisë për përzgjedhjen e “projekteve që synojnë rritjen e disponueshmërisë së banesave me qira për të  të rinjtë në qytetet metropolitane " dhe mbështetjen në fasën fillimtare të strehimit autonom.
Ky projekt u vlerësua si me i miri nga 14 projekte të paraqitura nga qytetet e tjera, duke perfituar nje finacim prej € 1.350.000,00. “C.A.S.A. çdo njeri ne rehatine e tij”  ka si qellim kryesor inkurajimin dhe udhezimin e te rinjeve në zgjedhjen e banimit autonom, duke i dhene mundesite, menyrat dhe “instrumentet” me te reja e duke ofruar lehtesime edhe nga ana ekonomike, pduke nxitur masa te drejtuara pronarëve për të lehtesuar strehimet, marrjen me qira për të rinjte dhe gjithashtu eshtë rritur numri e banesave me qera në dispozicion si në tregun privat ashtu dhe në sektorin publik.

Kjo iniciative eshte mendur per te rinjtë e moshës nga 20 deri 30 vjeç qe jane rezident ne Torino, të cilët zgjedhin të jetojnë për llogari të tyre - ata mund të aplikojnë për një kredi nepermjet një fondi te posaçem (Fondo Rotativo), të cilin qyteti i Torinos e ka vene ne dispozicion me qëllim qe të ofrojë mbështetjen e parë thelbësore për ata që vendosin të largohen nga “çatia e shtepise” se prinderve per te jetuar dhe banuar ne menyre autonome.

Apartamente me qera per te rinjte

Mekanizmi është i thjeshtë dhe lejon qëndrueshmërinë ekonomike të projektit. Fondi Rrotullues do të jepet, në fakt,  me formulën e Kredise së Nderit: kush ka kërkuar dhe marrë kredi, angazhohet dhe impenjohet per te shlyer ate ne kohen e percaktuar duke mos paguar asnje lloj interesi. Në këtë mënyrë, Fondi Rrotullues mund të riformohet dhe të rinj të tjerë mund të përdorin të njëjtën mundësi në të ardhmen me të njëjtat kushte.

Kredia do të ndihmojë për të përmbushur shpenzimet e depozitimit fillestar dhe të muajve të parë, dhe per te perballuar shpenzimet e akomodimit per ta bërë banesen funksionale. Duhet t' i rikthehen  qytetit pa interese (taeg 0%) në tre vjet për të lejuar rimbushjen e fondit dhe të mundësisë për të rinj të tjerë që të gëzojnë të njëjtat mundësi.

Shuma e kredisë arrin deri ne 3.500,00 euro duke rene dakort dhe me personin qe e kerkon dhe duke vleresuar mundesite finanziare, vendoset edhe tarifa mujore per shlyerjen.
Dhenia e kredise është e lidhur me nënshkrimin e një pakt mirëbesimi e cila impenjon  Qytetin dhe te rijnte ne respektimin e rregullave të vendosura nga ana e projektit dhe, në veçanti, të pranimit nga ana e kërkuesit të kredisë, "te detyrimit për ta rikthyer sipas rregullave te parashikuara".
Vlen, gjithashtu, gjithmonë detyrimi i transferimit te vendbanimit (ndryshimi i qëndrimit të përhershëm) në strehim të ri. Kane te drejte aplikimi te rinjte me banim ne Torino qe te pakten nje vit dhe qe plotesojne  kushte e meposhtme:
• te rinje e moshes nga 20 deri ne 30 vjeçare.
• te rinjt me nenshtetesine italiane, te shteteve anëtare të BE apo te shteteve te tjera me një leje të rregullt qëndrimi (me permesso di soggiorno te rregullt).
• te jete me vendbanim dhe rezidenze ne rrethin familjar (prindër, të afërm  deri në shkallën e dytë të farefisnisë).
• te mos kete perfituar here te tjera nga fonde publike per banim apo blerje
• mos të jetë banues pa një titull te banesave publike apo pasuri të tjera te komunes.
• te mos kete pasur probleme mospagese te qirase
Mund të bëjnë kërkesë për  kredi, të rinjtë qe plotesojne keto kushte:

  1. te rinjte qe kane firmosur nje kontrate qeraje te rregullt dhe te rregjistruar, me privat apo me agjenci, mbas dates 1 Qershor 2010
  2. të rinjte qe tashmë janë në negociata me një pronar për qira të një banesë. Qyteti do të lëshojë një formë angazhimi për banesen që i riu dhe pronari duhet të nënshkruajnë. Me paraqitjen, brenda një maksimum kohe të paracaktuar te formularit te plotësuar dhe te nënshkruar mund të akordohet dhe shuma e kredisë, në këtë rast, mund të paguhet si paradhënie për shpenzimet e sigurise;
  3. edhe te rinjte qe nuk jane akoma ne negociata per nje shtepi kane te drejte te bejne kerkesen, komuna do te leshoje formularin e angazhimit për ta paraqitur pronarëve te banesave me qira dhe do të sigurojë, përsëri, një afat kohor për të gjetur strehim dhe prezantimin e impenjimit të banesës. Ne qofte se koha skadon pa rezultat, te rinjte mund te riaplikojne.
  4. Bashkëjetesa, megjithatë, duke iu referuar rasteve të mëparshme,  sjell nënshkrimin e nje pakti nga të gjithë bashkëjetuesit e aplikantit për kredi. Nuk konsiderohen kontratat për përdorim tranzicional.

 Gjithashtu vihet ne dispozicion edhe nje Fond Garancie: një formë nxitje  dhe mbrojtje për pronarët që japin me qira  banesen me kontratë marrëveshje  të rinjve identifikuar si marrës së Fondit rrotullues (nje garanci  me shume per pronaret e baneseva ne rast mospagese te qirase nga te rinjte).

 

Per te bere Aplikimin,  plotesuar  modularet dhe per infomacione te metejshme,  mund te paraqiteni prane sportelit “Sportello Abitare Giovani” ne Via delle Orfane 20, Torino.