Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > strehimi

Ndihme per qerane nga bashkia ne Torino

Publikuar 5.5.2008

Nga data 14 prill 2008 mund te perfitohet perseri nga fondi per perballimin e qiradhenies. Ky fond parashikohet nga ligji 431/98 dhe eshte i rezervuar per familjet qe kane nevoje per nje mbeshtetje ekonomike ne pagimin e qirase. Kerkesat mund te paraqiten ne Bashki brenda 23 majit.

Mund te paraqitin kerkesa gjithe ata qe ne vitet 2006 dhe 2007, paguanin qira per nje banese te kategorise kadastrore A2, A3, A4, A5 ose A6, me kontrate te regjistruar me emrin e tyre dhe qe ne 2006 kishin te ardhura vjetore te pergjithshme, (shuma e te ardhurave te te gjithe pjesetareve te familjes) jo me shume se 11.117,08 euro – shuma e barabarte me dy pensioneve minimale Inps – dhe qe paguanin nje qira vjetore qe merrte te pakten 14 % te ketyre te ardhurave. Mund te paraqitin kerkese edhe ato familje qe ne te njejtat vite kishin te ardhura vjetore te pergjithshme – me 516, 46 euro te zbritura per çdo femije ne ngarkim – jo me te medha se kufiri per te perfituar nga ndertesat publike, mbi te cilat qiraja vjetore rendonte me 24%.

Llogaritet gjithmone qiraja qe eshte paguar per vitet 2006 dhe 2007 si rezultat i kontrates se regjistruar sipas rregullave.

Kontributi financiar do te mbuloje diferencen mes shumes efektive te qirase dhe perqindjes se 14 ose 24 perqind, sipas dy rasteve te ndryshme qe permendem me lart, por gjithsesi nuk mund te kaloje, ne rastin e pare, 3098,74 euro, dhe ne rastin e dyte shumen 2324,06 euro.

Percaktues per kete proçes do te jete edhe numri i kerkesave tev vlefshme qe do te paraqiten per faktin se shifra e caktuar nga Rajoni i Piemontes per Bashkine e Torinos eshte vendosur 22 milione.

Ky kontribut mund te shtohet me tej me 25 % ne favor te familjeve me probleme sociale si (prani e personave mbi 65 vjec, invalideve, familje te nxjerra nga shtepite me gjyq, dhe te pasurit e femijeve ne ngarkim)

Kerkesa duhet perpiluar ekskluzivisht duke perdorur formularin e posaçem qe ofrohet falas nga Qyteti i Torinos dhe mund te gjendet prane qendrave te grumbullimit, selive te minibashkive, Zyres se marredhenieve me publikun ne piazza Palazo di Citta n. 9/a dhe mund te shkarkohet edhe nga siti i Qytetit www.comune.torino.it/informacasa.

Kerkesat mund te paraqiten prane Qendrave te mbledhjes se formulareve:
Via Meucci 4
Nga e hena deri te enjten 8,30 – 12,30 / 13,30 – 15,30
te premten 8,30 – 13,30

V. S. Benigno, 22
Te marte e te enjte 8,30 – 12,30 / 13,30 – 15,30
Te premte 8,30 – 13,30
te henen dhe te merkuren mbyllur.

Kerkesat mund te dergohet gjithashtu me ane te postes me rekomande AR, brenda dates 23 maj 2008, ekskluzivisht ne adresen ne vijim: “Città di Torino- Settore Convenzioni e Contratti Ufficio Servizi per la Locazione – Via Corte d’Appello 10 – 10122 Torino”.

Duke nisur nga 15 shtatori dhe deri ne 3 tetor 2008, do te publikohet lista provizore e atyre qe kane te drejte te perfitojne prej fondit mbi bazen e dokumentacionit te paraqitur.

Me te drejten qe i jep Rajoni i Piemontes, Bashkia e Torinos nuk do te proçedoje ne dhenien e shumave nen 50 euro, kufiri minimal i percaktuar nga administrata bashkiake.

Per informacione dhe sqarime jane te aktivizuar numrat telefonike ne vijim: 011 – 4424220/ 442422/ 4424346


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)