Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > strehimi

Lo.C.A.Re.

Publikuar 9.5.2006

Lo.C.A.Re. është një qendër shërbimesh që komuna e Torinos ka krijuar për të favorizuar raportin e kërkesës me ofertën e apartamenteve me qera. Ky shërbim ofrohet falas, në favor të qeramarrësve dhe të qeradhënësve.

Me anë te Lo.C.A.Re Qyteti i Torinos kërkon të ndihmojë kërkimin e një vendbanimi me qera nga ana e familjeve që gjenden në kushte emergjence banimi, dhe kanë të ardhura të sigurta.

Në momentin e nënshkrimit të kontratës së qerasë, Komuna e Torinos njeh një ndihmë ekonomike dhe një sërë garancish në favor të qeradhënësit (pronarit të apartamentit), si dhe një kontribut në favor të qeramarrësit.

Pra, kur kërkohet një solucion për gjetje vendbanimi me qera, pas një sfrato (mbarim kontrate dhe dalja jashtë nga shtëpia) ose sepse vendbanimi është i papërshtatshëm, mund të ndërhyjë Lo.C.A.Re për të ndihmuar arritjen e një marrveshjeje për qeranë ose për të favorizuar kërkimin e një vendbanimi të ri me qera.

Edhe pronari mund të drejtohetLo.C.A.Re, duke sinjalizuar disponibilitetin e apartamentit për dhënie me qera, në këtë rast i jepet brenda pesë ditëve një listë me të paktën pesë aspirantë, me një bërthamë familiare të përshtatshme me karakteristikat e vendbanimit duke përfituar ndihmë ekonomike dhe garancira të dhëna nga Komuna, në rast se nënshkruan kontratën e qerasë.

Kontribute, ndihma dhe garancitë . Qeramarrësi merr, në momentin e firmës së kontratës, së lirë ose të konvencionuar, një kontribut të vendosur në 1600 euro. Në rast se tipi i kontratës eshtë i konvencionuar, përveç kontributit, qeramarrësi mund të përfitojë një ulje të taksës IRPEF, të përllogaritur në bazë të të ardhurave, për një vlerë vjetre prej 495,80 (për të ardhura deri në vlerën 15.493,71) dhe Euro 247,90 (për të ardhura deri në euro 30.987,41). Kontributet për qeramarrësit në "emergjencë strehimi” jepen nga Komuna e Torinos “una tantum”, pra njëherë e pergjithmonë, në momentin e nënshkrimit të kontratës së qerasë, të lirë ose të konvencionuar, nëpërmjet qendrës së shërbimeve Lo.C.A.Re. I vetmi kusht për qeramarrësin është ai i të ardhurave, që duhet të hyjë në limitin e parashikuar për pjesmarrjen në banesat publike rezidenciale, e shtuar me 30 %.

Pronarët, për të pasur të drejtë ndihme ekonomike dhe garanci, duhet të nënshkruajnë kontrata qeraje, të lira ose të konvencionuara, nëpërmjet Lo.C.A.Re, me një qeramarrës që plotëson kushtet


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)