Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > strehimi

Konfirmimi në kohë i adresës

Publikuar 14.4.2006

Eshtë e rëndësishme të kujtojmë që qytetarët e huaj, pasi kanë rinovuar lejen e qëndrimit, duhet të prezantohen pranë shërbimeve demografike dhe të rikonfirmojnë vendbanimin e tyre, i cili më pas verifikohet nga Zyrtari i gjëndjes civile (në bazë te D.P.R. 223/89, art. 11).

Kjo lloj procedure është specifikuar dhe vendosur me mbështetjen e Ministrisë së Brendshme, në datë 19.11.2004.

Mos konfirmimi i vendbanimit mund të sjellë fshirjen nga listat e gjëndjes civile. Konfirmimi duhet bërë brenda 1 viti nga momenti i skadimit të leje qëndrimit, pasi është marrë originali i lejes së qëndrimit i rinovuar.

Eshtë e këshillueshme pra, të përmbushet ky detyrim sapo të merret leja e qëndrimit.Në përgjithësi zyrat e gjendjes civile dërgojnë një lajmërim që fton qytetarët e huaj të prezantohen për të konfirmuar vendbanimin aktual, duke dhënë afat 30 ditor.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)