Publikuar 29.8.2006
Karakteristikat e kerkesës për banesa publike me qera të subvencionuar në Qytetin e Torinos të nxjerra nga bandi i 4° tetor 2004.
Gara e shpallur në muajin tetor 2004 ( bandi është 3 vjeçar) parashikon krijimin e një graduatoreje me pjesmarrësit. ndërtuar në bazë të pikëve të përcaktuara për çdo variabël ekonomik, social dhe nivel emergjence.
Ne këtë edicion morën pjesë 7.626 familje të cilat kanë rezidencën ose punojnë në territorin e Qytetit tëTorinos. Edhe këtë herë pjesmarrja ishte e përafërt me atë të dy bandeve të mëparshëm të viteve 2001 (7.959 familje pjesmarrëse) dhe 1998 (7.757 familje pjesmarrëse) ndërkohë kujtojmë se bandi i parë i vitit 1995 që arriti pas një ndërprerje të gjatë (që prej vitit 1980) regjistroi një pjesmarrje rekord prej 11.370 familjesh.
Përbërja e kerkuesve është 5058 familje italiane, 294 familje komunitare dhe 1.919 familje jo komunitare. Nga 294 komunitarët pjesmarrës vetëm 71 prej tyre rezultojnë të lindur në një vend europian, ndërsa 223 të tjerët kanë lindur jashtë Komunitetit Europian (bëhet fjalë për persona të cilët kanë fituar më pas nënshtetësinë e një vendi europian)
Përsa i përket qytetarëve shqiptarë ose me origjinë shqiptare pjesmarrja e tyre renditet e gjashta në numër (85 kërkesa) pas qytetarëve marokenë ( 981 kërkesa), romenë (135 kërkesa), egjiptianë (122 kërkesa), peruvianë (119 kërkesa) dhe nigerianë(86 këkesa). Në edicionin e vitit 2001 nga qytetarë të lindur në Shqipëri u bënë 57 kërkesa.
Ndërsa po të shikojmë vendlindjet e qyetetarëve komunitarë kerkues ata që kanë lindur në Shqipëri janë 5 persona dhe renditen të njëmbëdhjetët në këtë lloj klasifikimi së bashku me ata që kanë lindur në Somali. Kjo renditje vjen pas atyre që kanë lindur në Marok (48 pjesmarrës), në Tunizi (27 pjesmarrës), Germani (24 pjesmarrës), Francë (21 pjesmarrës), Argjentinë (17 pjesmarrës), Egjipt (11 pjesmarrës), Zvicër dhe Etiopi (9 pjesmarrës), Brazil dhe Poloni (8 pjesmarrës) , Perù dhe Libi (7 pjesmarrës), Romani dhe Nigeri (6 pjesmarrës).
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)