Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > strehimi

Fjetore publike - Emergjenca e te ftohtit ne Torino

Publikuar 3.1.2007

Qeveria Komunale ne Torino ka nxjerre nje urdher te brendshem per te financuar disa aksione ne drejtim te perballimit te rreziqeve nga i ftohti per disa kategori te pambrojtura popullate .

Parashikohet fuqizimi i aftesise pritese te fjetoreve publike, duke pasur kujdes te veçante per ish te burgosur qe kane perfituar nga ulja e fundit e denimit dhe kane probleme strehimi.

Gjithashtu do te fuqizohen me teper sherbimet e Call Center dhe serbimi i quajtur “BOA Urbana Mobile” (nje kontroll i territorit, gjate nates nga operatore sociale ne ndihme te njerezve pa strehe ose me probleme psiqike, integrimi, strehimi etj.)

Parashikohet edhe ngritja graduale e dy pikave fjetjeje me kontaniere me ngrohje dhe me krevate ne funksionim nga data 4 dhjetor deri ne 6 prill 2007 per perdorim naten, per ti dhene mundesi riparimi nga netet e ftohta te dimrit , kryesisht te huajve pa strehim ose pa nje pike banimi fikse. Njera nga keto struktura do te jete afer parkut “Mario Carrara” ne Pelerina, ndersa tjetra prane parkut te Colleta (Torino Nord).

Keto vend strehime emergjence do te funksionojne çdo nate nga ora 20.00 e mbremjes deri ne oren 08.00 te mengjesit dhe do te kene kapacitet krevatesh per 192 persona ne nate.

Ndersa ne te njejten periudhe si me siper do te vihet ne funksionim edhe nje pike tjeter per plotesimin e nevojave te nenave me femije te vegjel, grave shtatzena dhe familjeve me femije te vegjel, pleq dhe te semure, te cilet jetojne ne periferi te Qytetit ne kushte te mjerueshme. Kjo pike do te ngrihet ne nje zone ne pronesi te Komunes qe ndodhet ne Strada Basse di Stura33, ku jane vendosur rulote te vena ne dispozicion posaçerisht nga Protezione Civile Regionale, kontaniere sherbimi, sherbime higjenike dhe guzhine e perbashket, me kapacitet prej 130 persona per çdo nate.

Gjithashtu per te zgjeruar akoma me teper kete kapacitet prites jane rezervuar edhe rreth 40 vende prane tre strukturave : fondacioni “Mario Dravelli”, qendra kulturore “Fucina del Lampadiere” dhe “C.I.O.P.P” (Coordinamento Internazionale Oltre la Patolo-gia Psichiatrica), te cilat per rreth 180 dite rresht (deri ne pranvere) do te ofrojne sherbime, shoqerime, ushqim per mengjes dhe darke, veshje te nevojave te para, perkthyes dhe prezence fikse 24 –oreshe te vullnetarve sociale. Ne CIOOP ka disponibilitet dhe sherbim asistence sanitare dhe infermieristike.

Fondacioni “Dravelli” (5 dhoma per 240 metra katror ne via Preciosa ne Moncalieri) mund te strehoje 20 persona, “Fucina del Lampadiere” do te vendose ne dispozicion ne via Fratelli Garrone rreth 200 metra katror per 8 persona dhe ne fund CIOPP 155 metra katror ne via Da Verrazano dhe ne via Bellini per 9 te tjere.

Shpenzimi komleksiv per kete nderhyrje emergjence dimerore ne financimin e ketyre 3 strukturave eshte rreth 121.000 euro.
Lexo tekstin e ligjit komunal


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)