Banesa me qira per te rinjte e Torinos te moshes nga 20 vjeç deri 30.Kjo iniziative eshte pjese e projektit “C.A.S.A. Ciascuno A Suo Agio”( "C.A.S.A. Secili ne rehatine e tij") Komuna e Torino ka vene ne dispozicion per kete projekt 38 banesa (pronesi te komunes) krejtesisht te ristrukturuara. Apartamentet në dispozicion ndodhe në circoscrizione 2 te komunes (Via Dina, Corso Agnelli e Via De Bernardi) dhe ne circoscrizione 6 (Via Ghedini e via Gallini).
Apartamente do të jepen me qira te rinjeve me ane te nje kontrate 5 vjeçare (3 vjet + 2). Nuk eshte e parashikuar ripërtërirja e kontratës në fund të pese viteve, me qellimin qe mbas ketyre pese viteve te rinj te tjere te kene mundesi te perdorin kete kontrate strehimi.
Banesat me qira në dispozicion ndyshojne ne çmim nga 160-350 euro në muaj duke konsideruar se kesaj shume qiramarresi duhet të shtojë shpenzimet dhe kostot për shërbimet e ngrohjes (energji elektrike, gazit, të ujit) dhe tarifë (taksen) per mbledhjen e mbeturinave.
Akomodimi ne keto banesa do të ndahet me ane te nje shorti, te te gjithave kerkesave qe do te paraqiten ne periudhën 17 shkurt-12 mars. Kane te drejte dhe mundesi te perfitojne ne dhenien e ketyre banesave personat qe plotesojne keto kushte:
- te rinjt të moshës ndërmjet 20 dhe 30 vjet (ose edhe personat qe akoma nuk kane mbushur 31 vjeç);
- te rinj me nenshtetesi italiane ose një anëtar i nje shteti te Bashkimit Evropian, të huajt me leje qëndrimi te rregullt;
- dhe të rinjt banor (resident) në Torino dhe qe jetojne ne familje te pakten nje vit.
Per informacione te metejshme, mund vizitoni sitin http://www.comune.torino.it/infogio/casa/alloggi_per_giovani.htm ose te paraqiteni prane sportelit “Sportello Abitare Giovani” ne Via delle Orfane 20, Torino.
Aplikimet duhet të dërgohen vetëm nëpërmjet postes me letër rakomandate ne adresen:
Città di Torino
Settore Politiche Giovanili
Via delle Orfane 20, 10122 Torino
Mund te behet vetem nje kerkese nga secili i interesuar.