Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > strehimi

E drejta për banim dhe strehim publik.

Publikuar 9.5.2006

Qëndrat e strehimit.

Qendra strehimi quhen ato struktura banimi të cilat, edhe falas, merren me plotësimin e nevojave urgjente për banim dhe ushqim, gjithashtu aty ku është e mundur, me gjetjen e kurseve të mësimit të gjuhës italiane, të formimit profesional, të shkëmbimeve kulturale me popullatën italiane, dhe me asistencën socio-sanitare për të huajt të cilët nuk kanë mundësi të jenë në gjendje të rregullohen në mënyrë autonome.

Në qendrat e strehimit mund të qëndrohet vetëm për kohën e nevojshme për arritjen e autonomisë personale në lidhje me gjetjen e një banese dhe sigurimin e nevojave personale në mënyrë autonome nga ana e të huajit në territorin ku jeton.

Rajonet , në bashkëpunim me provincat dhe komunat , si dhe me shoqatat dhe organizmat e ndryshëm vullnetarë, ngrenë qendra strehimi të destinuara të mikpresin qytetarë të huaj me qëndrim te rregullt dhe për motive jo turistike, të cilët momentalisht nuk kanë mundësi të zgjidhin në mënyrë autonome nevojat e tyre jetësore.

Kryetari i Bashkisë, kur verifikohen situata emergjence, mund të urdhërojë strehimin ne këto qendra edhe për të huajt të cilët nuk janë në rregull me dispozicionet për hyrjen dhe qëndrimin në Itali, pa shfuqizuar normat mbi largimin nga territori i Shtetit të këtyre të huajve.

Banesat sociale

I huaji me qëndrim të rregullt mund të marrë banesa sociale, kolektive ose private, te predispozuara, sipas kritereve të ligjeve rajonale, nga komunat me prani të lartë të huajsh ose nga shoqata, fondacione ose organizzata vullnetarësh, gjithashtu edhe nga ente të tjera private ose publike, të cilat merren me strehimin, dhe ofrojnë këtë shërbim në formë pensionati, për italianë e të huaj, me qëllim që të ofrojnë një sistemim dinjitoz me një pagesë të arsyeshme, në pritje të gjetjes së një banese të rregullt të përhershme.

Vendbanimet rezidenciale publike (shtëpitë popullore)

Të huajt titullarë të kartës së qëndrimit dhe të huajt me banim të rregullt që janë shkruar në listat e punësimit ose që ushtrojnë një aktivitet të rregullt pune nën varësi (subordinato) ose pune autonome kanë të drejtë të marrin pjesë në kushte barazie me qytetarët italianë, në dhënien e banesave rezidenciale publike, në shërbimet e ndërmjetësimit të agjencive të ndryshme sociale të krijuara eventualisht nga çdo rajon ose nga entet lokale për të lehtësuar marrjen e banesave me qera dhe me kredit të lehtësuar për të mundësuar ndërtimin, mirëmbajtjen, blerjen ose marrjen me qera të shtëpisë së parë të banimit.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)