Publikuar 4.9.2006
Gara e shpallur në muajin tetor 2004 ( bandi është 3 vjeçar) parashikon krijimin e një graduatoreje me pjesmarrësit e ndërtuar në bazë të pikëve të përcaktuar për çdo variabël ekonomik, social dhe nivel emergjence.
Më poshtë shtjellojmë pak situatën dhe shpërndarjen e pikëve të kësaj kërkese të cilat kushtëzojnë shkallën e urgjencës në dhënien e banesës komunale, duke u bazuar në analizën e të dhënave të bandit të fundit komunal për dhënien e banesave qytetarëve në nevojë.
Nga 7.6262 kërkesa të paraqitura në tetor 2004, nuk u morën parasysh 348 prej tyre për arsyet e mëposhtme:
Të ardhura më të larta. 309 kërkesa u skualifikuan pasi rezultuan me të ardhura vjetore më të larta se ato të vendosura si kriter për përfitimin e banesë publike. Arsye të tjera të përjashtimit ishin:
Heqja dorë nga kërkesa në mënyrë vullnetare (10 familje)
Kërkesë dopie (bërë nga më shumë se një person):8 kërkesa u përjashtuan për këtë arsye.
Mangësi në plotësimin e kushteve të përcaktuara nga bandi : 19 kërkesa.
Banim në një banesë komunale me qera të subvencionuar (shtëpi komunale), pa pasur titull për pasjen e saj: 2 kërkesa.
Në lidhje me qytetarët jo komunitarë vlejmë të përmendim një pengesë jo të vogël për pjesmarrjen në band, atë të kohës së punësimit të rregullt në vitet përpara shpalljes së bandit( për tre edicionet e para mjaftonte vetëm 1 vit punë të rregullt, ndërsa në edicionin e fundit 2004 kjo periudhë u rrit në 3 vjet)
Përsa i përket shkallës së emergjencës së banimit merren parasysh këto variabile:
Banesa
- E papërshtatshme (kërkues të cilët banojnë të paktën prej 2 vjetësh në baraka, stalla, bodrume, qendra strehimi si dhe ata që banojnë në vendet e sipërpërmendura pas fatkeqsive natyrore ose rreziqeve të shembjes së banesave ku jetonin më parë ose jetojnë në lokale të gjetura në mënyrë provizore nga asistenca publike). Kërkues që duhet të lenë strukturat pritëse që i kanë strehuar për shkak të arritjes së limitit të moshës, të mbylljes së ndonjë programi terapeutik ose që u skadon afati i qëndrimit në ndonjë strukturë të përkohshme
- E shpallur në kushte të këqia nga ana e komunës në bazë të art. 21 të ligjit të 27 korrikut 1978, nr.392
- Pa shërbim higjienik komplet të përbërë nga wc, lavaman, dush ose vaskë, ose me shërbime higjienike të plota por jashtë banesës pa e bashkëndarë me familje të tjera.
- Shërbim higjienik i jashtëm i përbashkët me familje të tjera.
Mbipopullimi
-dy persona për ambient të banueshëm
-më shumë se dy persona për ambient të banueshëm
-më shumë se tre persona për ambient të banueshëm
Bashkëjetesa
- nuk sjell mbipopullim të banesës
-sjell mbipopullim të banesës
Sfrato (nxjerrja jashtë nga shtëpia me qera për arsye të ndryshme)
- si përdorues të banesës , për trasferim zyre, për pushim jovullnetar nga puna
- në bazë të ndonjë urdhri zyrtar për daljen jashtë nga banesa për nevoja publike ose për nevoja të ndërhyrjeve rregulluese publike (risanamento pubblico) që rezulton i dhënë në bazë të ndonjë urdhëri të autoriteteve kompetente publike jo më parë se tre vjet nga data e daljes së bandit.
- në bazë të ndonjë urdhëri për dalje nga banesa motivuar në mos pagimin e qerasë dhe e vlerësuar si e justifikuar nga komuna e residences.
-në bazë të ndonjë urdhëri për dalje nga banesa motivuar në nevojën e qeradhënësit ose pas mbarimit të kontratës së qerasë.
- pas një dalje të menjëhershme me detyrim nga banesa pas një urdhëri për sfrato për arsye mospagese qeraje (e vlerësuar si e justifikuar nga komuna e residencës)
- nxjerrje me detyrim e menjëhershme nga banesa në bazë të ndonjë urdhëri për sfrato motivuar në nevojën e qeradhënësit ose pas mbarimit të kontratës së qerasë.
Kategoritë kryesore në bazë të të cilave ndahen pikët janë:
Të ardhurat
-sa më të ulëta të jenë aq më shumë pike fitohen në graduatore. Këtu merr rëndësi edhe numri i personale të familjes.)
Kategoritë speciale:
1) kërkues të cilët kanë kaluar moshën 65 vjeç, nuk kryejnë asnjë aktivitet pune, jetojnë vetëm ose në çift, si të martuar ose konviventë ‘more-uxorio’, edhe po të kenë ndonjë minor ose fëmijë mbi 18 vjç në ngarkim.
2)kërkues të cilët martohen brenda datës së skadencës së bandit.
3) kërkues të cilët janë martuar jo më tepër se dy vjet përpara datës së daljes së bandit
4) kërkues të cilët kanë në gjendjen e tyre familiare invalidë (me përqindja invalidateti nga 80% dhe 100%)
5)kërkues të cilët kanë në gjendjen e tyre familiare invalidë (me përqindja invalidateti nga 67% dhe 79%)
6) punëtorë italianë të emigruar jashtë , të cilët hynë në Itali për të jetuar dhe për të vendosur aty rezidencën e tyre.
7) refugjatë të riatdhesuar nga jo më tepër se një pesë vjeçar dhe që nuk kryejnë asnjë aktivitet pune.
Familjet me shumë pjestarë:
-kërkues me bërthamë familiare të përbërë nga pesë ose më shumë persona
Çeku ose pensioni social:
-kërkues titullar i një çeku ose pensioni social.
Bashkëshort/e ose fëmijë i të rënëve në:
- bashkëshorti/ja ose fëmija e pjestarëve të forcate të rendit, forcate të armatosura, zjarrfikësve, ose një detyre tjetër publike, i cili ka humbur jetën për shkak të detyrës
- bashkëshorti/ja ose fëmija e heronjve të punës.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)