Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > strehimi

Certifikata e përshtatshmërise së banimit

Publikuar 18.4.2006

Certificata e përshtatshmërisë së banesës vërteton banueshmërinë e banesës së të huajit, ose më saktë çertifikon faktin që banesa hyn në parametrat minimal të parashikuar nga ligji rajonal për banesat rezidenciale publike.

Ky dokument është i nevojshëm për të prezantuar kërkesë për;

  • bashkim ose kohezion familjar
  • kontratë qëndrimi [contratto di soggiorno]

Ky dokument nuk duhet për të kërkuar:

  • kohezion familjar me qytetar italian
  • bashkim familjar/kohezion familjar me të mitur të huaj nën 14 vjeç
  • kur kërkohet në mënyrë individuale karta e qëndrimit

Certificata e përshtatshmërisë vlen deri kur:

  • Personi nuk ndryshon vendbanimin
  • Shtëpia nuk pëson ndryshime strukturore
  • Numri i personave që mund të banojnë aty nuk tejkalon numrin maksimal të parashikuar nga ligji.

Në rast se nuk kanë ndodhur ndryshimet e mësipërme, kërkuesi të cilit i kërkohet çertifikata e përshtatshmërisë mund të paraqesë një kopje të origjinalit të çertifikatës së kërkuar e të dorëzuar më përpara.

Qytetarët që banojnë në Torino, për të marrë çertifikatën e Përshtatshmërisë së vendbanimit, duhet të paraqiten pranë Zyrës së të Huajve [Ufficio Stranieri] në via Cottolengo 26 për të tërhequr;

  • Modulin e kërkesës së Përshtatshmërisë së vendbanimit (duhet plotësuar më pas nga vet i interesuari)
  • Skeda teknike e Përshtatshmërisë së vendbanimit(për t’u plotësuar nga gjeometri/arkitekti i cili do të bëjë matjen e banesës)

Oraret për të prezantuar kërkesën janë : Te martë dhe të enjte nga ora 14.00 në orën 16.00 ndërsa për tërheqjen e çertifikatave oraret janë:

  • Te hënë 9.00-12.00
  • Të martë 10.00-11.00
  • Të mërkurë 9.00-12.00
  • Të enjte 10.00-11.00
  • Të premte 9.00-16.00

Modulet mund edhe ti shkarkoni nga interneti në këto adresa:

Qytetarët të cilët nuk janë rezidentë në Torino duhet ta kërkojne dokumentin e Përshtatshmërisë së vendbanimit në Komunat përkatëse të rezidencës.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)