Publikuar 31.10.2006
Blerja e shtëpisë është një hap i rëndësishëm për çdo familje. Dëshira e madhe për të blerë një shtëpi mund të bëjë që për një moment të humbim vëmendjen nga një sërë përkujdesjesh fillestare në momentin e blerjes. Komplikimet në këtë rast mund të jenë të shumllojshme dhe më i ndërlikuar bëhet ky hap për familjet e emigrantëve, duke pasur parasysh se vështirësive të natyrshme në blerjen e shtëpisë u shtohen ato të komunikimit dhe terminologjisë së veçantë të shitblerjes dhe normativave që rregullojnë këtë aspekt.
Për personat që dëshirojnë të blejnë një shtëpi ose pasuri të patundshme vlerësimi i aspekteve pozitive dhe negative merr një rëndësi të veçantë.
Rreziqet mund të jenë të llojit të ndryshëm duke filluar që nga cilësia e pasurisë se patundshme që blihet e deri te taksat dhe shpenzimet që pronari i ri duhet të paguajë gjatë një periudhe të papërcaktuar kohore.
Shpenzimet për atë ç’ka bleni mund të jenë të zakonshëme ose të jashtzakonshme dhe një nga detyrimet e kohës ku jetojmë është padyshim vënia në rregull sipas normave në fuqi të të gjithë impianteve të një shtëpie (impianti elektrik, i ngrohjes, i gazit , ascensori etj). Mos plotësimi i standarteve sipas normale mund tu shkaktojë probleme serioze me ligjin në rast të ndonjë aksidenti ose ngjarje të papritur.
Sipas periudhës kur vendoset të blehet një shtëpi duhen pasur parasysh shumë variabile ekonomike dhe financiarë: në periudhat kur investimet shkojnë në drejtim të aksioneve ose fondeve dhe bursa ka vlera të larta çmimet e shtëpive tentojnë të mos ndryshojnë ose të ulen. Ndoshta është kjo lloj situate ajo më e favorshmja për të blerë shtëpi. Sidoqoftë ai që blen duhet të mendohet sipas ekspertëve më shumë se ai që shet, sepse rreziku që përballon është edhe më i lartë.
Disa nga pikëpytjet mund të rrallohen disi, nëse në momentin që vendosim të blejmë kemi parasysh që:
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)