Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > shkolla dhe formimi

Universitete Italiane publikojne vendet e lira per studentet nga jashte

Publikuar 30.5.2008

Jane te hapuara pararegjistrimet per studentet e huaj qe s’banojne ne Itali dhe jane te interesuar te vijne ne Itali pr te frekuentuar nje kurs universitar. Kerkesa duhet te paraqitet prane perfaqesive diplomatike italiane qe ndodhen ne vendin ku ata jetojne. Ne sitin e Ministrise se Arsimi eshte publikuar numri maksimal i studenteve te huaj qe pranon çdo fakultet. Afati i fundit per te paraqitur kerkesat eshte 14 qershori i ardhshem.

Universitetet italiane kane publikuar numrin maksimal te studenteve jokomunitare rezidente jashte shtetit qe mund te pranohen ne kurset e tyre te studimit. Studenti i interesuar per te ardhur ne Itali per te frekuentuar Universitetin, duhet te kryeje brenda 14 qershorit pararegjistrimin prane konsullates italiane te vendit ku ai jeton, dhe kjo konsullate nga ana e saj do te dergoje dokumentacionin ne Fakultetin e perzgjedhur.

Ne sitin e Ministrise se Arsimit eshte ne dispozicion nje banke te dhenash qe tregojne per çdo fakultet vendet e lira qe jane rezervuar per studentet jokomunitare qe jane jashte shtetit.

Duhet pritur muaji gusht per te pare te publikuara listat e studenteve te pranuar ne provimet e gjuhes italiane ose provimet per hyrjen ne fakultetet me numer te kufizuar. Studenteve te pranuar do t’u jepet nje vize per hyrjen ne Itali dhe ne momentin e mberritjes mund te kerkojne leje qendrimi per studime permes kit-it postal.

Nese kalojne provimin dhe pranohen per te frekuentuar kursin e diplomes, ata mund te regjistrohen ne Universitet dhe te rinovojne lejen e qendrimit qe do te kete kohezgjajtje vjetore dhe mund te rinovohet per gjithe kohen e studimeve me kushtin qe te merret nje provim ne vitin e pare dhe 2 ne vitin pasues..


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)