faqja e pare > shkolla dhe formimi
Publikuar 18.7.2008
Projekti i sherbimit civil per te rinjte imigrante, ne edicionin e tij te pare po shkon dalengadale drejt perfundimit. Asesorati i Integrimit ne Komunen e Torinos, ka shpallur nje band te ri per te perzgjedhur te rinjte qe do te marrin pjese ne edicionin e dyte te ketij projekti, unik i llojit te vet ne Itali. Prezantimi i kerkesave per te marre pjese duhet bere para dates 23 korrik, dhe ne per te mesuar diçka me teper nga ky projekt, u takuam me njerin nga dy pjesmarresit shqiptar, njezetvjeçaren shqiptare nga Durresi, Brunilda Hysenaj.
Pershendetje Brunilda, jemi ne fazen konkluzive te kesaj eksperience te re jo vetem per Torinon, por edhe per gjithe Italine. Te rinj te brezit te dyte te imigranteve, ne brendesi te administrates komunale. Si ishte kjo periudhe per ty?
Pershendetje! Projekti “Se non ora quando?” kishte nje vlere shume te madhe, jo vetem per mua por mendoj per te gjitha komunitetet imigrante qe ndodhen ne Torino, sepse i jepte mundesi 20 te rinjeve te imigruar qe i perkasin gjenerates se dyte, te punonin ne administraten komunale duke marr pjese ne aktivitetet e ndryshme qe organizonte qyteti. Une isha nje nga vajzat me fat qe u zgjodhen per te marr pjese ne brendesi te ketij projekti.
Kur fillova sherbimin civil ne Sektorin e Integrimit te Komunes se Torinos, isha shume entusiaste, nje arritje e madhe per mua. Ishte nje oportunitet unik, qe do te shfrytezoja ne nje kohezjatje dymbedhjet mujore. Ajo qe kishte me shume rendesi eshte se isha perfaqesuese e komunitetit shqipetar, ne nje fare menyre do te percillja nevojat e shqipetareve qe jetojne ne kete qytet prane administrates bashkiake.
Tani, sic thate edhe ju me pare, jemi ne fund te kesaj eksperience kane kaluar gati 10 muaj. Gjate kesaj periudhe kam mesuar shume, kater muajt e pare kemi pasur cdo jave leksione te drejtuara nga njerez te njohur dhe personalitete te fushave te ndryshme ne Torino. Tematikat kane qene nga me te ndryshmet, varionin nga struktura e shtetit, struktura komunale, administrazioni lokal, kushtetuta e Italise, te drejtat universale te njeriut, imigrazioni ne Itali ne vite, veshtiresit e te huajve si per sa i perket legjislacionit dhe dokumentave, si dhe per sa i perket integrimit ne kete shoqeri, emigracioni italian ne Amerike etj. Kemi marr pjese ne organizimin e eventeve te medha ne qytet, kemi qene te pranishem ne Melting Box, Informa, Giornata Mondiale Del Immigrato, Fiera del Libro, ne 60 vjetorin e kushtetutes si dhe ne shume e shume festa apo evenimente te shoqatave qe bashkepunojne me komunen.
Per mua ka qene nje periudhe shume interesante, me vjen keq qe po i drejtohemi fundit. Me shume me vjen keq qe nuk mund te rikandidohem, per te riperseritur kete eksperience vitin qe vjen, jam pak egoiste... megjithate shpresoj qe te seleksionojne ndonje shqipetar, ne menyre qe te perjetojne eksperiencen time dhe te mesojne sa me shume qe te jete e mundur.
Si ishte atmosfera dhe bashkepunimi me te rinjte nga nacionalitetet e tjera dhe me administraten komunale?
Ne kete periudhe kam bashkepunuar me te rinje qe kishin prejardhje nga 11 nacionalitete te ndryshme: Marok, Moldavi, Rumani, Kamerun, Kosta Davorio, Ghana, Peru, Ishujt Mauritius, Somali, Kroaci plus Shqiperi. Ne fillim midis nesh lindnin kontradikta por eshte normale: prejardhje te ndryshe, zakone te ndryshme, nuk ishim mesuar te ishim te rrethuar nga gjithe keta te huaj, qe kishin ngjyra lekure ndryshe, qe flisnin gjuhe te ndryshme, e vetmja pike e perbashket eshte se ishim te gjithe te huaj, flisnim italisht dhe kishim te njejtin qellim, per te qene prezent ne komune.
Me kalimin e kohes u beme shoke, tani shkojme shume dakord me njeri tjetrin. Kemi mesuar shume rreth kulturave te njeri tjetrit, dime te themi ndonje ndonje fjale ne gjuhe te tjera si p.sh ne rumanisht, ne spanjisht gje qe nuk do ta kisha menduar kurre me pare kur isha ne Shqiperi.
Ne komune, personeli eshte i sjellshem dhe kane qene gjithmone te disponueshem per sqarime te ndryshme, falenderoj veçanerisht pergjegjesen time, Graziella Ruggiero, e cila ka pasur gjithnje perzemer arritjet ne pune te ketij grupi. Me pelqen me te vertet puna ne komune.
Cfare vendi zuri impenjimi i sivjetshem ne jeten tende duke patur parasysh edhe faktin se nderìkohe ke vazhduar studimet universitare?
Une duhet te kryeja 20 ore javore pune ne Komune, kjo do te thote mesatarisht 4 ore ne dite. Gjate gjysmes se dyte te vitit, oret qe une duhet ti dedikoja sherbimit civil u ndane 10 ore ne komune dhe 10 ore ne shoqaten italo-shqipetare “Vatra”, te cilin do ta ndihmoja ne realizimin e nje projekti.
Une jam studente universitare, frekuentoj vitin e dyte te juridikut dhe sherbimi civil me zinte gjysem dite kurse pjesen tjeter e kaloja ne univesitet duke ndjekur leksionet. Pozitiv ka qene fakti qe ne shumicen e rasteve mund te ndryshoja orarin tim ne komune sipas nevojave te mija, por eshte per tu thene qe te japesh te gjitha provimet ne kohe eshte e veshtire. Duhet te ndahesha çdo dite midis impenjimeve ne pune dhe provimeve qe duhet te pergatisja, por ia vlen. Do te ribeja perseri kete zgjedhje edhe duke ditur se do te leja ndonje provim mbasdore.
Cfare ka ndryshuar konkretisht ne jeten tende gjate ketij viti?
Mund te them se ka ndryshuar koha e lire. Kam mesuar shume per tema te ndryshe, per punen ne shoqata, ne projektimin e aktiviteteve, te punoj ne grupe me njerez te huaj etj. Ka ndryshuar integrimi in ne Itali e ndjej veten shume me te pasuruar nga ana profesionale dhe kulturore.
A ia vlen si eksperience dhe a do ja keshilloje te rinjve te tjere shqiptare?
Po per mendim tim, por di qe mund te flas dhe ne emer te kolegeve te mi, qe ja vlen me te vertet si eksperience, pa pare anen ekonomike se ajo eshte fare simbolike por anen e pergatitjes profesionale. Ne qofte se di te shfrytezosh oportunitet qe te jepen e mos te lesh qe te thone te tjeret bej kete apo ate pune, ia vlen me siguri.
Ç' fare prespektivash shef para vetes , edhe ne baze te eksperiences se fituar ne kete periudhe ne brendesi te sherbimit civil per te huajt?
Shpresoj qe ne te ardhmen te kem mundesine te bashkepunoj perseri me komunen per projekte te tjera dhe te angazhohem ne boten e shoqatave per realizimin e ndonje projekti ne lidhje me imigrimin ose kulturen e komuniteteve imigrante ne Torino.
Ku do i kalosh pushimet e veres?
Me ne fund, arriti vera dhe kam me te vertet nevoje per keto pushime, pasi kam qene shume aktive gjate gjithe vitit. Ne fillim sa te jap dy provime; sistemi giuridici comparati dhe diritto bancario. Me pas, do te shkoj ne plazh 5 dite me nje shoqen time shqipetare te femijeris qe jeton ne Piacenza me te cilin arrijme te shihemi vetem dy here ne vit.
Pastaj dy javet e para te gushtit do ti kaloj me familjen time ne Rimini.
Me tej gjysmen e dyte te gushtit dhe javen e pare te shtatorit do te iki ne Shqiperi, kete rradhe eshte per pune por edhe per keneqesi, me shoqaten “Vatra” persa i perket nje projekti dhe do te vizitojme te gjithe Shqiperine, duke e filluar nga veriu ne jug, ne menyre qe kur te kthehemi te realizojme nje guide turistike te Shqiperise. Qellimi i projektit eshte promovimi turistik i vendit tone.
Faleminderit Bruna dhe suksese te metejshme!
Ju falenderoj per intervisten dhe i uroj suksese kandidateve te rinje.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)