Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > shkolla dhe formimi > njohja e titujve te studimit ne barriera di milano.

Njohja e titujve te studimit ne Barriera di Milano.

Publikuar 21.2.2012
Extra Titoli

Kujt ja priste mendja qe Barriera di Milano, lagje me nje perqendrim te madh te imigranteve  por njekohesisht edhe simboli i bashkejeteses midis etnive qe jetojne ne te do te ishte edhe nje pike referimi  per njohjen e  titujve te studimit e imigranteve?

Prej fillimit te shkurtit ne fakt, sherbimi Extra-Titoli in Barriera, nje aksion i financuar nga Programi Urban Barriera di Milano ofron ndihmen e vet ne kete drejtim. Projekti eshte realizuar enkas per te ardhur ne ndihme te kapaciteteve inteklektuale midis te huajve rezidente ne Torino, te cilet, sipas shume eksperteve, kane shpesh ne shpatulla, vite te tera studimi, tituj akademik, aftesi dhe deshmi profesionale, te paperdorshme ne Itali per shkak te procedurave te komplikuara per njohjen.

 Sportelit  Extra-Titoli  eshte hapur per publikun, ne corso Palermo 122, ne keto orare:
te merkuren 14.00 – 18.00
te premten 9.00 – 13.00
telefoni 011 4420995
Per te prenotuar takimin:
334 6705869
370 1122901
(te hene- te premte,  ora  9.00-18.00)
email: extratitoli.urban@comune.torino.it