Njohja e titujve të studimit të ndjekura në institutet e huaja për pranimin në konkurset publike:
Dekreti i Presidentit të Republikës, nr. 189, të datës 30 Korrik 2009, i cili vendos rregullat përsa i përket njohjes të titujve akademikë, të propozuar nga Ministri i Arsimit dhe Kërkimit (shkencor), në bashkëpunim me Ministrin për Administratën Publike dhe Inovacionet, u publika në Fletoren Zyrtare nr. 300, të datës 28 Dhjetor 2009, dhe hyri në fuqi më 12 Janar 2010.
Dekreti ka të bëjë me titujt e studimit akademik të lëshuar nga institute të huaja të edukimit të lartë që janë pjesë e Konventës për njohjen e titujve të studimit në lidhje më edukimin e lartë, të nënshkruar në Lisbonë, më 11 Prill 1997.
Për të patur mundësinë e hyrjes në konkurset publike, për njohjen e titujve të studimit të ndjekura në institute të huaja, është e nevojshme dërgimi i kerkeses per pjesëmarrje në Ministrinë italiane te Arsimit dhe Kërkimit Shkencor – Departamenti i Funskionit Publik, pajisur me dokumentat e mëposhtëm:
-Titulli i studimit të huaj, i përkthyer dhe noterizuar;
-Çertifikatë analitike e provimeve të dhëna, edhe kjo e përkthyer dhe noterizuar, lëshuar nga instituti ku janë bërë studimet;
-Deklarata e vleres se notes mesatare e lëshuar nga përfaqësia diplomatike ose konsullore italiane, që ka përgjegjësi për territorin e shtetit, programit mesimor të të cilit i referohet titulli i studimit, dhe që specifikon kohëzgjatjen e kursit, vleren e titullit të studimit dhe natyrën juridike të institutit që e ka lëshuar, në kuadër të programit të lartpërmendur.
-Lajmërimin për konkursin ku dëshirohet të merret pjesë, duke evidentuar kërkesat e parashikuara për hyrjen.
Vlerësimi përsa i përket njohjes së titujve të studimit të ndjekura në institute të huaja, për shpërndarjen e pikëve në rastin e një konkursi publik, ose në rastin e rritjes në karierë, i përkasin Ministrisë së Arsimit dhe Kërkimit, me kërkesë të administratës së interesuar, të cilat duhet ti dergojnë Ministrisë instanze të personave të interesuar në pjesëmarrjen në konkurse publike, të bashkangjitura më të gjitha dokumentat e kërkuara.
Ministria, brenda 90 (nëntëdhjetë) ditësh nga marrja e kërkesës, pas verifikimit të kritereve, mund të ndërmarrë një nga këto dy vendime:
1)njohjen e titullit të studimit dhe publikimin në Fletoren Zyrtare
2)refuzim duke lajmëruar qytetaret të huaj dhe administratën e interesuar per marrjen ne pune