Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > shkolla dhe formimi

Lista e instituteve qe ftojne per punesim trurin e huaj ne Itali

Publikuar 19.5.2008

Qe prej 2 majit te shkuar eshte hequr pengesa e fundit qe hasnin studiuesit dhe kerkuesit shkencore te huaj persa i perket hyrjes ne Itali me qellim zhvillimin e projekteve dhe kerkimit prane instituteve italiane.

Ne kete date u publikua ne Gazeten Zyrtare dekreti i Ministrise se Universitetit ne te cilin eshte percaktuar nje liste ku do te regjistrohen istitutet e kerkimit, publike dhe private, te cilet duan t’i bejne te mundur hyrjen ne territorin kombetar trurit te huaj per ta perfshire ate ne projektet e kerkimit.

Kjo liste parashikohet nga paragarafi 1 i nenit te ri 27, paraqitur nga lgs n. 17/2008, qe lidhet me perftimin e nje proçedure te konceptuar per te lehtesuar pranimin e qytetareve te vendeve te tjera me qellim kerkimet shkencore. Predispozicioni qe mungonte, ne momentin qe hyri ne fuqi ligji i siperpermendur, kishte penguar ne fakt institutet shkencore qe te mund te shfrytezonin kerkues nga vende te tjera.

Tani e tutje, insititutet qe kane per baze shtimin e “bagazhit te njohjes, perfshi edhe njohjen e njeriut, te kultures dhe shoqerise , dhe perdorimin e ketyre njohurive per te parashikuar aplikime te tjera”, mund te regjistrohen ne kete liste dhe te paraqesin kerkesa per pranimin e nje qytetari te huaj qe ne vendin e origjines ka ndjekur nje studim te larte qe i lejon te futet ne programet e doktorates.

Per tu regjistruar ne listen e siperpermendur, institutet e interesuara duhet te plotesojne disa kushte dhe te japin garancite e duhura. Ne veçanti, perveç qellimit institucional qe permendet me siper, ato duhet ti garantojne te huajit nje shperblim mujor te barabarte me te pakten dyfishin e minimumit social dhe fondeve te rezervuar per shpenzimet e udhetimit te kthimit po aq sa dhe nenshkrimin e nje polise sigurimi per semundjet qe vlen per studiuesin dhe familjaret e tij. Ne rast te kundert mund te behet regjistrimi ne Sherbimin Sanitar Nacional. Gjithashtu, ata duhet te marrin persiper pergjegjesite per ti bere balle shpenzimeve te studiuesit per kushtet eventuale te parregullsive, perfshi edhe koston relative te debimit te tij. Pas zgjedhjes se kandidatit qe mendohet si i pershtatshem, instituti dhe kerkuesi do te nenshkruajne nje marreveshje per ardhjen ne Itali, duke marre persiper angazhimin reciprok per mbarevajtjen dhe zhvillimin e projektit.

Marreveshja duhet te permbaje gjithe aspektet juridike dhe ekonomike qe kane te bejne me marredhenien e punes, po aq sa dhe angazhime te ndermarra nga instituti i kerkimit. Se fundmi, regjistrimi ne listen ne fjale, ka nje vlefshmeri prej 5 vjetesh, e cila eshte e rinovueshme, me perjashtim te rastit kur nuk plotesohen kushtet e siperpermendura, gje qe çon ne anullimin e regjistrimit.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)