Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > shkolla dhe formimi

Kredi per studentet

Publikuar 25.3.2008

Tashme studentet mund te marrin deri ne 6000 euro kredi me kushte lehtesuese.Ne kuadrin e marreveshjes mes Ministrise se Politikave Rinore dhe Abi (Associazione bancaria italiana) “Diamogli Credito”, eshte krijuar nje fond i posaçem prej te cilit mund te perfitojne gjithe studentet universitare ose postuniversitare, 18 deri 35 vjeç, te çfaredo kombesie , mjaft qe te jene rezidente ne Itali.

Te rinjte mund te paraqitin nje kerkese prane nje instituti bankar dhe te marrin nje kredi deri ne 6-mije euro pa patur nevojen e nje rroge, te firmes se nje prindi apo te nje garanti. Ky projekt financimi per te rinjte studente lind ne bashkepunim me Ministrin e Reformave dhe Rinise ne Administraten Publike dhe Ministrine e Universiteit dhe Kerkimeve.

Keto kushte lehtesuese ne marrjen e nje kredie synojne qe tu japin nje dore brezave te rinj ne rrugen e tyre drejt fitimit te dijeve. Ideja eshte qe te ndihmohen studentet e talentuar por qe kane mangesira persa i perket anes ekonomike. Keshtu qe me ane te kredise ata do te mund te mbeshtesin ne menyre te pavarur formimin e tyre universitar ose postuniversitar.

Garanti i vetem per te rinjte do te jete qeveria italiane, fale Fondit per kredi ndaj te rinjve krijuar prane Ministrise per Politikat Rinore dhe Aktivitetet Sportive, fond qe mund te shkoje deri ne 33 milione euro per trevjeçarin 2007 – 2009. Ky burim do te sherbeje per te garantuar 50 % te shumave, nderkohe qe bankat do te marrin persiper gjysmen tjeter. Behet fjale per nje mekanizem qe brenda nje trevjeçari mund te gjeneroje rreth 660 millione euro..

Me ane te kredise, te rinjte mund te paguajne taksat universitare, te marrin pjese ne programin komunitar Erasmus, te ndjekin nje master postuniversitar, te blejne nje kompjuter lap top etj. Gjithe ky sistem ka hyre ne funkionim ne mesin e shkurtit 2008.

Per te patur nje informacion sa me te detajuar mbi gjithe sistemin e kreditimit, Ministria per Politikat Rinore dhe Aktivitetet sportive ka vene ne dispozicion sitin www.diamoglicredito.it.



© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)