Nga data 31 maj deri ne date 4 qershor do te mbahet ne Tirane Kongresi i Dyte Nderkombetar i Studenteve Shqiptare te Mjekesise . Komiteti Shkencor i Kongresit, nën kryesimin e Rifat Latifit (profesor në Universitetin e Arizonës dhe Koordinator i Projektit të Telemjekësisë për shtetet ballkanike) ka bërë vlerësimin e shume punimeve shkencore të studentëve shqiptarë dhe studentëve nga Universitete të ndryshme rajonale, evropiane dhe botërore.
Gjatë punimeve të Kongresit, do të prezantohen mbi 130 tema nga fushat e ndryshme të shkencave mjekësore të studentëve nga Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, SHBA, Austri, Spanje, Sri Lanka, Poloni, Itali, Greqi, Gjeorgji, Izrael, Bosnje, Turqi, Ukraina etj.
Kongresi i I boteror i studenteve te Mjeksise u mbajt ne Prishtine ne muajin qershor te vitit 2008 dhe pati mbeshtetjen e fuqishme te Institucioneve kosovare dhe te organizatave USAID dhe OBSH. Suksesi i tij dhe rezultat qe solli beri qe te mendohej nga organizatoret edhe Kongresi II duke e kthyer keshtu ne nje organizem funksionues kete pike te re referimi ne shkencat mjeksore universitare shqiptare. Ky kongres organizohet nga Shoqata Studentore e Mjeksise ne Tirane, Almedicus dhe kryetare e komitetit organizator eshte Zamira Kalemaj.
Kjo nisme realizohet nen kujdesin e kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe te Qeverise Shqiptare