faqja e pare > shkolla dhe formimi
Publikuar 26.10.2007
Ne qofte se deshiron te merresh me seleksionimin dhe menaxhimin e proceseve sipermarrese qe kane lidhje me burimet njerezore dhe ne qofte se te stimulon ideja e te punuarit ne nje ndermarrje ku ekziston nje ndjeshmeri e larte ndaj kapitalit njerezor atehere mund te frekuentosh nje kurs specializimi ne seleksionimin dhe menaxhimin e R.U (Risorse Umane) fale nje burse studimi qe mbulon gjithe koston e regjistrimit.
Per kete qellim duhet te marresh pjese ne diten e zgjedhjes te VII Edizione del Master in Selezione & Gestione delle Risorse Umane, dhe te konkurrosh per marrjen e nje burse nga kater te tilla qe do te shperndahen dhe te zgjedhesh profesionistin te cilit do i paraqesesh profilin tend.
Dita e zgjedhjes eshte programuar te zhvilohet ne 9 nentor ne Bari ora 10.00. Nese i bashkohesh kesaj veprimtarie atehere mund te pajisesh me nje deshmi per pjesemarrjen ne kuvendin e studimeve me titull "Selezione e Gestione delle R.U.: strategie e sblocchi occupazionali”.
Per te marre pjese ne kete dite mjafton te dergosh, brenda 7 nentorit 2007, kandidaturen tende duke i bashkengjitur C.V-ne ne :
- via mail all'indirizzo info@comunicareimpresa.com
- via fax al numero 080 5026892
Pjesemarrja eshte falas dhe numri i kandidateve eshte i percaktuar. Data e dergimit te kandidatures do te sherbeje si deshmi per faktin qe kushtet e dhenies se burses do te jene te barabarta per te gjithe.
Ne diten e zgjdhjes do te jepen 4 bursa studimi te cilat mbulojne gjithe koston e regjistrimit. Ato jepen nga partneret dhe sponsoret e projektit formues.
Mund te shprehesh deri ne kater preferenca per profesionistin e rradhes me te cilin deshiron te realizosh biseden paraprapke ku do te shpjegosh motivet qe te shtyjne ne kete rruge.
Edicioni i shtate i Master ne Seleksion dhe menaxhim te Burimeve Njerezore, qe do te zhvillohet ne Bari duke filluar nga 23 nentori 2007, synon ne formimim e njerezve qe do te kene nen pergjegjesi Burimet njerezore., eksperte ne selektimin dhe vleresimin e burimeve njerezore, teknike te Admisitrates se Personelit. Do te perfshihen ne kete program 1000 ore te ndara ne oret e mesimdhenies ne klase dhe ato ne modalitetin FAD. Pas tyre do te vijojne 4 muaj stazh ne ndermarrjet kryesore kombetare per te zbatuar ne praktike ate qe u mesua ne klase. Strehim falas per ata qe s’jane rezidente ne Bari dhe province per periudhen e aktivitetit didaktik ne klase dhe lehtesira te tjera qe jane te perfshira ne kuoten e regjistrimit.
Per me teper informacion; www.comunicareimpresa.com ose kontakto Ufficio Selezioni del Master ne numrin e telefonit 080 5026844.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)