faqja e pare > shkolla dhe formimi
Publikuar 21.4.2008
Në 20 maj skadoi afati i prezantimit të kërkesave për regjistrimin paraprak në Universitet për studentët jokomunitarë rezidentë jashtë Italisë
Brenda 20 qershorit Përfaqësitë diplomatike italiane jashtë do t’u dërgojnë Universiteteve këkesat e regjistrimit paraprak dhe Ministrive të Jashtme dhe të Brendshme listat e kandidatëve të cilët kanë prezantuar kërkesën.
Përpara datës 31 korrik Universitetet u trasmetojnë Përfaqësive diplomatike italiane listat e kandidatëve të pranuar (ose të refuzuar) në provat për regjistrim në Universitet si dhe informacionet e lidhura me provimet e pranimit.
Nga data 1 gusht në Përfaqësitë diplomatike italiane do të jenë të disponueshme listat e sipërpërmendura si dhe skedat informative ku tregohen qartë pikat referuese (data, ora, adresa e vendit), kriteret dhe përmbajtja e provave të pranimit.
Nga 22 gushti, për studentët e pranuar në provat e përshkruara më lart, bëhet e mundur marrja e vizës së hyrjes në Itali pranë Përfaqësisë Italiane.
Në datën 4 shtator, në Universitetin Italian të zgjedhur, zhvillohet provim për gjuhën italiane
Më pas zhvillohen provat specifike të pranimit në ato degë ku Universiteti ka parashikuar numër të mbyllur studentësh.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)