Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > shkolla dhe formimi

Formimi profesional

Publikuar 11.9.2008

Ne dosierin e Informagiovanit mbi Formimin Profesional gjeni informacione mbi kurset e panumerta per te gjitha moshat, qe ofrohen nga entet dhe agjencite e ndryshme formative ne Torino dhe ne Piemonte per vitin shkollor 2008/2009.

Keto kurse me se shumti jane falas dhe per me teper( ne shume raste), ofrohet edhe nje shifer simbolike shperblyese per çdo ore mesimi te ndjekur. E rendesishme eshte te dihet se ka oferta formuese per çfaredolloj titulli studimesh nderkohe qe, mekanizmi i stazhit prane botes se punes sherben si trampoline e rendesishme per te gjetur pune dhe per te hapur nje horizont te ri profesional.

Ne brendesi te linkut gjeni edhe te gjitha referimet e enteve qe i organizojne keto kurse
http://www.comune.torino.it/infogio/formazione/index.htm

Nderkohe ju kujtojme se ne brendesi te ambienteve te Informagiovanit ne Torino, ne Via delle Orfane 20, eshte ne funksionim deri ne daten 27 shtator nje sherbim informativ dhe orientues mbi gjithçka ka lidhje me formimin. Sherbimi quhet Spazio Formazione dhe funksionon nga e marta ne te shtune ne orarin 9.30- 18.30

Spazio Formazione te ndihmon te zgjedhesh rrugen e formimit shkollor ose profesional mbas arsimimit te detyruar ose mbas shkolles se mesme, percaktimin e objektivave profesionale si dhe gjetjen e nje vendi pune. Gjithashtu ju informon mbi kushtet, kohet dhe menyrat e regjistrimit, per ate lloj formimi qe do te perzgjidhni.

Per kete qellim eshte vene ne dispozicion edhe nje numer falas; 800.1666.670


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)