faqja e pare > shkolla dhe formimi
Publikuar 16.9.2008
CRPC – XIII. Eshte sigla e Kursit te Perfeksionimit per Pergjegjesit e Projekteve Kulturore. Iniciativa mbeshtetet nga rajoni i Piemontes dhe Fondacioni CRT dhe promovohet nga Fondazione Fitzcarraldo ne bashkepunim me ICCM – International Centre for Culture & Management te Salisburgut.
Nje oportunitet i jashtezakonshem per drejtuesit e projekteve kulturore nga shoqatat e te huajve. Ne fakt, duke marre parasysh shtrirjen internacionale dhe interkulturore te kursit, Fondacioni CRT ve ne dispozicion 13 bursa studimi nder te cilat nje burse studimi me vleren 3.500 euro qe do shkoje per Referentet e Komuniteteve te huaja ne Piemonte.
Kuota e regjistrimit: 3,900 euro
Kuota qe mbulohet nga bursa e studimit: 3.500 euro
Kuota ne ngarkim te pjesemarresit: 400 euro
Kerkesat: mund te konkurojne individe ose organizata no profit me origjine te huaj qe e kane rezidencen ne Torino dhe qe zhvillojne aktivitete kulturore dhe/ose sociale ne territorin piemontez ne favor te komunitetit perkates.
Kursi
Do te jete nje nga laboratoret kryesore ne nivel internacional per formimin dhe praktiken qe kane te bejne me zhvillimin e projekteve ne kuadrin e spektaklit, te vleresimit territorial te integruar, te te mirave kulturore, te arteve vizive, te mediave te reja, te industrive kulturale dhe te komunikimit e te ndermjetesimit interkulturor.
Nga 1996, ne 12 vite aktivitet, 280 pjesemarres kane zhvilluar dhe realizuar projekte artistike kulturore publike apo private. Ata kane pervijuar nje kurs unik ne llojin e vet qe ngerthen ne vetvete nje evolucion te panderprere dhe teper te vemendshem ndaj ndryshimive te skenarit ne sektorin e kultures, dhe teper te kujdesshem ndaj kerkesave te operatoreve.
Periudha formuese
35 dite te ndara ne 7 module mujore mes nentorit 2008 dhe majit 2009 plus 3 dite per verifikimin dhe prezantimin e projekteve ne tetor 2009.
- 36 docente me kompetenca te larta menaxheriale dhe profesionale te kalitur ne praktiken e perditshme.
- 31 takime me artiste dhe operatore kulturore qe jane protagoniste te eksperiencave pilote ne lemin e projektimit dhe te menaxhimit te sipermarrjeve dhe aktiviteteve ne kuadrin kulturor.
- 5 qytete europiane: Torino, Salisburg, Mynih, Berlin dhe Lecce.
Periudha didaktike do te perfshije ne vetvete leksione me docente te zgjedhur nga operatoret me te mire te sektorit, vizita ne studio te shoqeruara me intervista marre nga artiste dhe drejtues te strukturave kulturore publike dhe private, dhe laboratore tematike te perthellimit mbi temat specifike te projektimit kultural.
Kujt i drejtohet
Pergjegjesve dhe operatoreve shoqatash kulturore, kooperativash, fondacionesh, teatrosh, orkestrash, kompanish, festivalesh, muzeumesh, qendrave dhe sipermarrjeve kulturore, agjenssive aktive ne vleresimin e te mirave kulturale dhe shoqatave territoriale te sherbimit, grupe te konsulences, profesioniste freelance dhe artiste; te sapo diplomuar.
Stazh dhe praktike
Ne perfundim te kursit mund organizohen stazhe, prakita dhe vizita individuale prane enteve te ndryshem. Keto do te kene nje peshe specifike ne formimin profesional te pjesemarresit.
Per vitin 2008 eshte parashikuar qe krahas kursit ne Torino te zhvillohet paralelisht edhe nje kurs ne Lecce.
Per informacione drejtojuni: Annalisa Regis - Fondazione Fitzcarraldo
Corso Mediterraneo 94, 10129 - Torino tel. 011 5683365 - fax 011 503361e-mail: training@fitzcarraldo.it
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)