Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > shkolla dhe formimi

Fakulteti Ekonomik Torino - Ndal studenteve kopjace.

Publikuar 17.3.2008

Torino, qershor 2007 - per te dale me rezultate te shkelqyera ne provime mjaftojne 50 euro. Treg mikro- aurikularesh qe mund te blihen ose merren me qera vetem me 50 euro per te kopjuar ne provim.

Bari, shtator 2007- Testi i pranimit. Policia Financiare zbulon nje mashtrim ne fakultetin e Mjekesise dhe te Odontoiatrise ne Bari dhe Ankona.

Shkurt 2008, ne Peskara - policia e finances ben kontrollin e rreth 560 studenteve, te regjistruar ne vitin akademik 2002/2003 prane Universitetit “G. Danunzio”, te cilet kane perfituar nga reduktimi i pageses se taksave universitare duke deklaruar te ardhura vjetore shume me te ulta.

Mars 2008, perseri ne Torino. Nje i diplomuar, qe sapo kishte kaluar provimin e ekonomise publike, paraqitet tre here ne proven me shkim. Arsyeja, shperndante kopjet.

Pse eshte kaq e lehte dhe kaq e zakonshme te besh me hile ne Universitet? Mos ndoshta masat nuk jane aq te ashpra sa duhet? “Studentet kane kopjuar gjithmone por ketu jemi perballe diçkaje shume me te rende” thote drejtori i fakultetit ekonomik torinez

Rasti me i fundit
Drejtori i fakultetit ekonomik ne Torino iu ka shpallur lufte mashtrimeve: qe nga kopjimet me te zakonshme deri tek perdorimi i celulareve per te komunikuar me jashte dhe zevendesimi i personit. Per rastet me te renda mund te shkohet deri ne denoncimin e studenteve ne gjykate. Ne keshillin e ardhshem te fakultetit do te meret ne shqyrtim rasti i pese djemve. Fakulteti torinez i ekonomise, pikerisht nen nxitjen e rektorit, synon te rrise cilesine e shkolles, deri ne marrjen e çertifikates Iso 9001. Kjo do te realizohet duke shtuar numrin e leksioneve ne anglisht, shkembimet internacionale dhe permiresimin e vleresimeve didaktike. Ne kete optike, qe ne veren e 2007, drejtori i ketij fakulteti ju dergoi nje leter atyre qe jane kapur ne flagrance, pasi i perjashtoi nga dy seksionet e provimeve ne vijim. Tashme masat do te jene me te rrepta.

Kur ndihma vjen nga Interneti
Kopjimi eshte bere biznes. Ka studente qe ju shesin ose u japin me qera studenteve te tjere mjetet e kopjimit. Nderkohe firmat dhe personat private, qe ushtrojne aktivitetin e tyre jashte shtetit, bejne rekrutimin e ketyre shitesve mes studenteve sepse “tregu” po zgjerohet. Aurikolari kushton 50 euro me qera dhe 470 ne qofte se blihet. Per ndermjetesin, kostoja eshte 160 euro kur blihet, por mund te rishitet per me shume. Nese fitimet jane te mira “furnizuesit” i nxisin klientet me ulje çmimi 30% per mallin qe shitet.

Aurikolari eshte i madh sa monedha nje cent. Funksionon pa fije ose lidhur me celular ose Hi pod. Ne provim shkojne dy veta dhe pasi shohin se ç’pyetje ka njeri del dhe transmeton pergjigjet nga jashte. Edhe ebay, siti i famshem i blerjeve on-line, ka nxjerre ne shitje keta aurikolare te padukshem.

Por historia nuk mbaron me kaq. Kopjacet kane ne dispozicion edhe stilolapsa me boje qe duket vetem me rreze ultraviolet, ose Hipod ne te cilin mund te hedhesh fotokopje te minimizuara.

Me nje fjale, per te kaluar provimet, studentet jane gati per gjithçka perjashto studimin.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)