Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > shkolla dhe formimi > bursa studimi nga farnesina

Bursa studimi nga Farnesina

Publikuar 16.3.2010
Ministero Esteri

Bursa studimi të ofruara nga Ministria e Punëve të Jashtme Italiane për studentët dhe të diplomuarit shqiptarë. Ministria e Punëve të Jashtme i jep mundësinë studentëve dhe të diplomuarve shqiptarë për bursa studimi, për 110 muaj në total, prej 620 Euro në muaj për vitin akademik 2010-2011. Bursat u ofrohen vetëm qytetarëve shqiptarë, të moshës 18-35 vjeç (përjashtimi i vetëm për limitin e fundëm të moshës, do bëhet vetëm për docentët e gjuhës italiane që konkurojnë për kurse perfeksionimi në disiplinën e tyre), të cilët  njohin mirë gjuhën italiane. Kërkesat mund të paraqiten deri të mërkurën, 31 Mars, duke plotësuar formularin e caktuar në adresën: http://borseonline.esteri.it/borseonline/it/activate.asp, ku duhet të vendosen edhe dokumentat e kërkuar. Nuk duhet të paraqitet kërkesa në version të printuar! Për ndihmë në plotësimin e kërkesës, mund t’i drejtoheni Institutit Italian të Kulturës (www.iictirana.esteri.it).