Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > shendeti dhe sociale > tete te prekur nga gripi a/h1n1 ne piemonte. njeri eshte rende ne molinette

Tete te prekur nga gripi A/H1N1 ne Piemonte. Njeri eshte rende ne Molinette

Publikuar 31.1.2011


Arrin ne tete persona, numri i pacienteve te inektuar me A/H1N1, te shtruar ne repartin e reanimacionit te Spitalit te Molinette ne Torino. Gjate nates se te premtes u trasportua me ambulancat e sherbimit te urgjences nga Spitali i Verbanias, i nje pacienti 67 vjeçar, me probleme te forta mbipeshe dhe kardiopatik ipertensiv. Ai eshte edhe i semuri me i rende nga tete te shtruarit me diagnozen e gripit e derrit ne Molinette.

Gripi AH1N1 dhe vaksinimi

Simptomat  eA/H1N1 jane te ngjashme me ato te gripit te zakonshem te stines: temperature, pergjumje, mungese oreksi, kolle. Disa persona te infektuar nga ky lloj gripi kane manifestuar edhe simptoma rrufe, dhimbje fyti, marrje mendsh si dhe te vjella e  diarre. Ashtu si çdo grip edhe gripi i derrave mund te rendoje patologjite kronike nga te cilat  te vuajne njerezit e semure dhe te shkaktojne komplikacione te renda (polmonite ose bllokim frymarrjeje) duke rritur ne kete menyre vdekshmerine tek te infektuarit.

Ashtu si gripi i stines, infektimi i gripit te derrit, te njeriu mund te paraqitet ne menyre te lehte ose te rende. Per me teper lexoni artikullin tone te disa koheve me pare per kete infeksion :

Te njohim virusin e ri A/H1N1 i njohur ndryshe si gripi i derrit