Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > shendeti dhe sociale

Te dallojme mobingu-n ne pune

Publikuar 16.4.2008

Persa i perket fenomenit te mobing mund te themi se eshte nje lloj projektimi ne boten e te rriturve i fenomenit te bulizmit, kaq te perhapur mes femijeve. Keshtu qe edhe te rriturit behen shpesh viktima te prepotences qe ushtrohet nga koleget e punes. Ky fenomen demton shendetin psikofizik po aq sa edhe dinjitetin e personit qe behet objekt i sulmit.

Duhet thene se mobing shpesh eshte shume i terthorte sepse perfshin akte qe ne vetvete duken normale por eshte teresia e tyre qe e rraskapit psikologjikisht viktimen deri ne ate pike sa ai apo ajo braktisin perfundimisht vendin e punes. Po si mund ta kuptojme nese jemi apo jo viktima te mobing?

Per kete qellim, revista Forbes ka publikuar nje seri shenjash qe duhet te na bejne te dyshojme. Sinjali i pare eshte ankthi kur zgjohemi. Natyrisht qe jane te shumte ata qe zgjohen pa qejf per te shkuar ne pune. Po kur kjo nuk vjen thjesht nga dembelleku duhet menduar se ka diçka me teper.

Sinjali i dyte jane kritikat qe fillojne te vine nga te gjitha anet. Dhe ne kete rast duhet shtruar pyetja nese kane ndonje baze keto kritika apo jo. Ata qe ushtrojne mobing nuk ja pertojne t’ja plasin ne fytyre me ze te larte kritikat viktimes se tyre, per ta poshteruar e per ta bere te ndihet si humbameno.

Thashethemet dhe izolimi – Taktika e mobing perfshin gjithashtu edhe perhapjen e thashethemeve te cilat perftohen me falsitete mbi zakonet ose jeten e punetorit qe eshte vene ne shenjester. Viktima shpesh, gjate pushimit te drekes, gjendet ne kafene i vetmuar pa shoqerine e te tjereve. Strategjia e izolimit shkon deri aty sa viktima transferohet brenda ndermarrjes ne vendin me te izoluar dhe me te trishte te nderteses.

Shkopinjte nen rrota. Per me teper, kush ushtron mobing nuk harron edhe teknika sabotimi per te penguar punen e viktimes, si ndryshimi i papritur i rregullave, orareve etj. Nuk mungojne adhe ata qe i atribuojne vetes merita qe ne fakt i takojne viktimes .

Dhe ne fund, sinjali me i rendesishem vjen prej ekuilibrit psikofizik dhe marredhenieve me familjen. Nese parate e fituara shkojne per seancat me psikoanalistin dhe nese gruaja dhe femijet thone se ju kane ardhur ne maje te hundes muhabetet e tua te punes, atehere me te gjitha gjasat jemi ne kthetrat e mobing.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)