Të konsumosh shumë kripë në tavolinë, i bën keq shendetit. Kripa në fakt, është një nga shkaktarët kryesorë të hipertensionit arterial, si dhe të disa patologjive të aparatit kardiak dhe cerebrovaskular.
Për të sensibilizuar popullsinë mbi rreziqet që shkakton konsumimi i tepërt i kripës, Ministria Italiane e Shëndetësisë ka publikuar"Pak kripë për ... të fituar shëndet”
(pdf 224 kb), që tregon planifikimin që po bëhet për të reduktuar sasinë e kripës në bukë, konsumin në nivel italian dhe europian, iniciativat e “Të fitosh shëndet” për të bërë zgjedhjet e duhura ushqimore të shëndetshme, rekomandimet e ekspertëve dhe këshillat për të zvogëluar sasinë e kripës në tavolinë.
Zvogëlimi i vazhdueshëm i përdorimit të kripës, ka këto efekte pozitive në shëndet:
1) Zvogëlon presionin arterial
2) Përmirëson funskionimin e zemrës, enëve të gjakut dhe veshkave
3) Rrit rezistencën e kockave
Ministria ne kete rast këshillon të zvogëlohet pikësëpari kripa që i hidhet ushqimeve e më pas të zvogëlohet përdorimi i produkteve që kanë sasi të mëdha kripe (snacks të kriposura, patatina, disa sallame dhe djathra, ushqime në kuti).
Për më tepër, duke u bazuar edhe nga rekomandimet e ekspertëve të Institutit Kombëtar të Kërkimit për ushqimet dhe ushqimin (Inran), është mirë që:
a) Të zgjidhet kripa me jod
b) Të kufizohet përdorimi i ushqimeve që kanë natrium/sodë buke (dadi da brodo, salca, majonezë etj.)
c) Të zgjidhen produkte me nivel të ulët kripe
d) Të gatuhet duke përdorur erëza, lëng limoni dhe uthull për të shijuar dhe për ti dhënë shije ushqimeve
Përmirësimi i shëndetit publik
Duke reduktuar sasinë e përditshme të kripës më 3 gramë, mund të shmangeshin një numër i madh iktusesh, infarktesh të miokardit dhe vdekjesh të shkaktuara nga probleme kardiovaskulare, duke patur një përfitim të dukshëm, qoftë edhe për shpenzimet shëndetësore publike.
E tregon një studim amerikan tek “New England Journal of Medicine”. Sipas artikullit “Projected Effect of Dietary Salt Reductions on Future Cardiovascular Disease”, grupet e popullsisë që do të kenë më shumë përfitime nga ky reduktim do të ishin gratë (me rreth 15% iktuse më pak), dhe personat e moshës 35-64 vjeç (me një ulje prej 6% të vdekshmërisë).
Përfitimet kardiovaskulare të zvogëlimit të sasise se kripës, janë të ngjashme me ato të reduktimit drastik të duhanit, të obezitetit dhe të nivelit të lartë të kolesterolit. Për më shumë, sipas studimit, zvogëlimi i 1 gram kripe në ditë, në mënyrë të vazhdueshme nga 2010 deri në 2019, do të ishte më i vlefshëm sesa përdorimi i ilaçeve për uljen e presionit të gjakut për të gjithë ata që vuajnë nga hipertensioni.